LAJMI I FUNDIT:

Llamkos Kosova mbetet në Superligë

Llamkos Kosova mbetet në Superligë

Llamkos Kosova e ka siguruar për të paktën edhe një vit qëndrimin në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra vushtrriase ia doli ta mposht Deçanin me rezultat 2:1 në ndeshjen e barazhit, e cila u zhvillua të mërkurën në Gjilan.

Skuadra nga Liga e Parë kaloi e para në epërsi përmes Atdhe Gashit, i cili në minutën e 28-të përfitoi nga një gabim trashanik i portierit Florent Zymberi, të cilit i rrëshqiti topi, për ta plasuar pa problem topin në rrjetë, raporton Express.

Në anën tjetër, Festim Krasniqi e qëlloi shtyllën në minutën e 22-të, kurse nga një rast e patën Zejnullahu për vushtrriasit dhe Milicaj për deçanasit.

Llamkosi ishte më i vendosur në pjesën e dytë, me ç’rast i barazoi shifrat qysh në minutën e 52-të, pas një goli të bukur të shënuar me kokë nga ana e Semir Zenelit.


Kurse, tifozët ‘Forca’ i qoi në trans zëvendësuesi Bashkim Shala, që e shënoi një super gol në minutën e 82-të, për t’ia siguruar skuadrës vushtrriase qëndrimin në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro

La Liga
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

La Liga

"Dorgu te Manchester United, një marrëveshje historike - nuk mund të refuzohej oferta" - nga Lecce flasin për shitjen e vitit

Serie A
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United

Premier League
Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit

Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori