Skuadra kryesuese e Raiffeisen Superligës, Llamkos Kosova ka shënuar fitore si mysafire kundër Fushë Kosovës, me rezultat 2:0, në sfidën e parë të javës së 16-të. Kjo ndeshje u zhvillua, të premten, në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, në praninë e rreth 2.000 tifozëve.
Grupet e të dyja skuadrave “Pampurat” dhe “Forca” krijuan një atmosferë madhështore dhe anuan në mënyrë tejet korrekte gjatë tërë 90 minutave.
Vushtrriasit arritën ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 43-të, kur Leart Emini nga krahu i majtë e dërgoi një top në zonë, kurse gafën e Visar Gojnovcit e shfrytëzoi Labinot Osmani, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetën e Flamur Nezirit, 0:1. Vetëm një minutë më vonë vendasit kanë mundur shumë lehtë të barazojnë shifrat, por Alban Shillova, nga një pozitë tejet e mirë nga brendësia e zonës gjuajti jashtë kuadratit të portës së Florent Zymberit.
Ndërkohë, goli i dytë i Llamkosit erdhi në minutën e 51-të, kur Semir Zeneli bëri gjithçka i vetëm dhe pasi e shfrytëzoi një gabim të Qëndrim Kidës në afërsi të zonës depërtoi në brendësi të 16 metërshit dhe e plasoi topin në rrjetë, 0:2. Deri në fund të kësaj sfide Fushë Kosova bëri përpjekje për të ndryshuar shifrat, por aksionet e tyre ishin shterrpë.
Pas kësaj fitoreje Llamkos Kosova është ngjitur në kuotën e 34 pikëve dhe tashmë është në rrugë të mirë që të shkojë në pushimin dimëror në pozitën e parë, ngase ka 6 pikë më shumë se Hysi, që renditet në pozitën e dytë. Në anën tjetër, Fushë Kosova pas kësaj humbje ia ka vështirësuar edhe më shumë vetes punët në garën për mbijetesë.
Trajneri i Fushë Kosovës, Remzi Gojnovci, pas ndeshjes u shpreh: “E kemi pritur që do të jetë lojë e vështirë por kemi menduar që me angazhim maksimal do të arrinim rezultat pozitiv. Kemi luajtur mirë por i bëmë dy gabime dhe ato na kushtuan me gola. Vushtrriasit u treguan ekip më i pjekur. Mendoj se në dimër do të organizohemi më mirë dhe do t’i transferojmë disa lojtarë, sepse nuk kemi konkurrencë në skuadër dhe kjo nuk po na lë të marrim rezultate të mira”.
Në anën tjetër, timonieri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi ishte i lumtur për trepikëshin e dytë si mysafirë në këtë edicion: “Kam pritur lojë më të vështirë, por Fushë Kosova nuk luajti në nivelin e vet më të mirë. Në anën tjetër edhe ne e bëmë lojën më të mirë deri më tash si mysafirë dhe në fund me plotë meritë arkëtuam tri pikë. Ne çdo kund kemi luajtur futboll dhe nuk e kemi zvarritur lojën dhe kjo po na shpaguhet. Këto janë tri pikë shumë të rëndësishme. Kemi thënë se do ta mbyllim stinorin me një epërsi ndaj ndjekësit më të afërt dhe këtë edhe po e arrijmë”. /RTK/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-171737-780x439.jpg)
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
![Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antonyyy-780x439.png)
Vazhdon shkëlqimi i Antonys në La Liga - shënon super gol te Real Betisi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti