LAJMI I FUNDIT:

Lituania shënoi 100-vjetorin e pavarësisë

Lituania shënoi 100-vjetorin e pavarësisë

Lituania shënoi të premten 100-vjetorin e pavarësisë, me praninë e dhjetëra liderëve evropianë.

“Shteti lituanez po marshon drejt një shekulli të ri. Këtë mëngjes, flamuri trengjyrësh është ngritur në shumë shtëpi që çmojnë lirinë tonë”, tha presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, në një ceremoni në kryeqytetin Vilnius.

“Sot e dimë se kemi miq dhe aleatë të vërtetë dhe mbështetjen e tyre të fuqishme”, shtoi ajo.


Presidentët e Gjermanisë, Polonisë, Ukrainës dhe Finlandës, si dhe princesha Victoria e Suedisë dhe zyrtarë të BE-së kanë marrë pjesë në ceremoni.

Lituania, vend me afro tre milionë banorë, ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse përpara se të shpallte pavarësinë në vitin 1918.

Lituania ka qenë e pavarur deri në vitin 1940, kur është okupuar nga Bashkimi Sovjetik.

Ajo ka fituar lirinë e saj më 1991, ndërsa BE-së dhe NATO-s i është bashkuar në vitin 2004. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori