LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe nuk mbështet Qeverinë Kurti 2, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Lista Serbe nuk mbështet Qeverinë Kurti 2, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq ka thënë se nuk e mbështesin Albin Kurtin për kryeministër, teksa ka paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatë Kushtetuese pasi ky i fundit nuk i ka dhënë dy ministri pakicave serbe.

Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Ju e dini se dy ministri i takojnë komunitetit jo shumicë, jo si një dhuratë nga ju, por qytetarët na kanë dhënë në mënyrë legjitime, por duke votuar Listën Serbe. Ne këtë e kemi paraqitur para jush 11 nënshkrimet e deputetëve që e paraqet shumicën nga komuniteti jo shumicë. Injorimi i së drejtës, shkelja e Kushtetutës janë një fillim i keq i qeverisë që doni ta udhëhiqni. Po ashtu është një mesazh për qytetarët. Lista Serbe nuk do ta mbështesë qeverisjen tuaj, ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur të drejtën e qytetarëve tonë. Ju po ashtu, mandatar me këtë e keni dhënë një mesazh dhe na vjen mirë që këtë e kanë dëgjuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare në mënyrë që ta dinë se çfarë po doni të bëni”, tha Simiq. /KP/


Në trend Lajme

Më shumë
Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Lajme
Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Lajme

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Politikë
Kalo në kategori