LAJMI I FUNDIT:

Lista e veçantë e personave që Vjosa Osmani ndjek në Instagram – një sërë yjesh nga bota e artit, kryetarin e LDK-së, por jo edhe kryeministrin

Lista e veçantë e personave që Vjosa Osmani ndjek në Instagram – një sërë yjesh nga bota e artit, kryetarin e LDK-së, por jo edhe kryeministrin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka llogari zyrtare të hapura thuajse në të gjitha platformat si: Facebook, Instagram, Twitter dhe Threads.

Kur jemi te Instagrami i cili është një rrjet social shumë i përdorur nga të rinjtë, Osmani ka një ndjekje prej 153 mijë personazh.


Kosova nikoqire e yjeve: Van Damme, Akon, Taika Waititi e Rita Ora - të famshmit ndërkombëtarë që e vizituan Kosovën gjatë vitit 2023
Lexo po ashtu Kosova nikoqire e yjeve: Van Damme, Akon, Taika Waititi e Rita Ora - të famshmit ndërkombëtarë që e vizituan Kosovën gjatë vitit 2023

Ndërkohë, lista e personave që ajo ndjek përbëhet prej gjithsej 168 llogarish dhe janë emra mjaft interesantë.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Nga personat që llogaria zyrtare e Vjosa Osmanit duke se ndjek në Instagram janë kryesisht personazhe të famshme nga kultura dhe sporti – shumë prej të cilëve ajo ka pasur fatin t’i takojë dhe dekorojë personalisht disa prej tyre.

Po të shohësh me vëmendje në Instagramin e saj, artistët që ajo ndjek janë: Rita Ora, Dua Lipa, Adelina Ismaili, Dafina Zeqiri, Capital T, Vesa Luma, Yllka Gashi, Blerta Basholli, Shpat Deda, Miriam Cani, Tuna, Nsaer Rafuna, Elvana Gjata, Era Istrefi, Emina Çunmulaj, 2po2, Hana Noka dhe Valdrin Sahiti.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Nga sporti, Vjosa Osmani ndjek në Instagramin e saj futbollistin e shquar shqiptar Lorik Cana si dhe futbollisten nga Kosova me famë ndërkombëtare, Kosovare Asllani.

Ndërkohë, nga llogaritë që lidhen me politikën e jashtme, presidentja ndjek faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, atë të presidentit Joe Biden, zëvendëspresidenten Kamala Harris si dhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Sakaq, nga politika vendore, Vjosa ndjek disa emra si: Mimoza Kusari – Lila, Haxhi Avdyli, Doruntinë Maloku, llir Deda, Faton Peci, Xhafer Tahiri dhe Vlora Çitaku.

Por nëse flasim për politikën qeverisëse dhe Kuvendin e Kosovës, presidentja e vendit ndjek vetëm njërin nga katër udhëheqësit e partive të mëdha në vend.

Më saktësisht, ajo ndjek Lumir Abdixhikun e LDK-së, por jo edhe Albin Kurtin e VV-së (aktualisht kryeministër), Memli Krasniqin e PDK-së apo Ramush Haradinajn e AAK-së. /Telegrafi/

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori