Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK), ishte i pranishëm në festivalin “Exponto”, që mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.
“’Lisistrata’, me regji të Elmaze Nurës, që ka bërë edhe adaptimin e tekstit, është mirëpritur nga kritika dhe publiku, thuhet në një kumtesë të TKK-së. “Loja e aktorëve ka qenë e shkëlqyer, duke i dhuruar kështu festivalit një spektakël teatror, të martën, më 3 shtator”.
Svetlana Slapsak, kritike e teatrit në Slloveni, u shpreh për këtë: “Unë e kam pare ‘Lisistratën’ të inskenuar në qindra variante, por kjo që pash sonte është varianti më i mirë që e kam pare ndonjëherë. Është adaptim modern dhe lojë fantastike e aktorëve”.
E kënaqur ka mbetur edhe ambasadorja e Kosovës në Slloveni, Mimoza Ahmeti.
“Që nga koha që jam ambasadore, dje ishte dita që u ndjeva më së miri në misionin tim. Në sallë ishin vetëm pesë shqiptare dhe pjesa tjetër e sallës ishte e mbushur me sllovenë dhe të tjerë. Mënyra se si reaguan ata në shfaqje më bënë krenare me juve”, u shpreh ajo.
Ndërkaq, aktorja nga Maqedonia, Joana Popovska, tha: “Para shfaqjes kishte dhimbje të këmbëve dhe kohës. Më relaksoi kjo shfaqje e mrekullueshme”.
“Lisistrata” thërret për paqe. Është një protestë e grave kundër luftës, konflikteve, telasheve dhe konfuzionit që e shkaktojnë burrat. Ne tekstin antik, protagonistja Lisistrata i vë vetes një detyrë të vështirë – t’i japë fund luftës së Peloponezit.
Heroina e parë komike në historinë e teatrit u kërkon grave nga qytetet e ndryshme greke, të refuzojnë seksin me burrat apo të dashurit e tyre që janë në luftë, derisa ata të detyrohen të bëjnë paqe. Kjo strategji shkakton një betejë të ashpër mes grave e burrave.
“Në adaptimin modern nga regjisorja Nura, greva e seksit nis t’i për kushtëzuar burrat të heqin dorë nga fushatat elektorale, sepse i kanë lënë pas dore bashkëshortet e të dashurat e tyre. Shfaqja karakterizohet nga fryma e spektaklit, me lojë intensive, emocion, humor, skena interesante, që e mbajnë publikun të mbërthyer pas çdo lëvizjeje që ndodh në skenë”.
Në shfaqje luajnë: Mentor Zymberaj, Aurita Agushi, Hazir Haziri, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Kryeziu, Ramadan Malaj, Teuta Sadiku, Bledar Racaj, Dafina Berisha. Asistent-regjisor është Diar Xani, skenografia është bërë nga Zeni Ballazhi, muzika nga Korab Shaqiri, ndriçimi nga Asllan Hyseni, ndërsa kostumet nga Njomza Luci,
“Exponto” shënoi sivjet 20 vjetorin e themelimit. Ideja fillestare e këtij festivali kishte më tepër karakter humano-kulturor, që lidhet me fatin e vendeve të dala nga luftërat në ish-Jugosllavi e të artistëve nga këto shtete që shprehnin kreativitetin e tyre. Por, më vonë mori formën e një festivali ndërkombëtar.
Motoja e sivjetme e festivalit ishte: “Ky është limiti”.
Kjo ngjarje është e mbështetur nga Komisioni Evropian, përmes programeve kulturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Komunizmi përmes artit të të rinjve

Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut

Hirshmëria e Mozartit

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker