LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Xhabir Zharku

Lirohet Xhabir Zharku

Kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është liruar nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës bashkë me Afet Dalloshin dhe Arsim Kolshin pasi që kjo gjykatë ka konsideruar të paarsyeshme kërkesën e prokurorisë për paraburgim.

Zharku akuzat i ka quajtur spektakle parazgjedhore duke shtuar se është arrestuar se është mik i dikujt e jo se ka bërë diçka të jashtëligjshme.

Ndërkaq, avokati i Zharkut, Xhavit Shala ka përmendur se akuzat mund të vijnë nga biznesmenë dhe doganierë të Kaçanikut.

Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, ishte arrestuar për herë të dytë nën akuzat se ka kërcënuar dëshmitarët e procesit të tij gjyqësor. Urdhri për arrestimin e tij ka ardhur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila është duke i hetuar veprat penale të Zharkut.


Ai ishte arrestuar në Kaçanik nga policia e EULEX-it, nën asistimin e asaj të Kosovës. /KTV/