LAJMI I FUNDIT:

Lirohen tre gardistët

Lirohen tre gardistët

Gjykata e Apelit vendosi të mërkurën lirimin e tre gardistëve të akuzuar se kanë qëlluar me armë në 21 janar. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila kishte dhënë 30 ditë burg për Gazmend Ahmetajn, Sadik Çelën dhe Mark Nikollin.

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit vlerësoi se masa e dhënë nga gjykata e Tiranës për tre gardistët nuk është e bazuar në prova.

I vetmi gardist që mbetet në burg është shefi i shtabit të njësisë speciale, majori Agim Llupo, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash. /Telegrafi/