LAJMI I FUNDIT:

Liria në Prizren, pret Istogun pa humbje

Liria në Prizren, pret Istogun pa humbje

Pas një viti, Liria rikthehet në stadiumin e vet, ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, ku do ta pret Istogun, i cili ende nuk ka shijuar humbje.

Prizrenasit do të përpiqen t’i mposhtin ‘Troftat’ qysh në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, të cilin Vëllaznimi do të mundohet ta mbyll me fitoren e dhjetë rresht.

Andaj, bardhezinjtë do ta japin atomin e fundit për ta fituar duelin ndaj njërit prej kandidatëve kryesor për t’u ngjitur në Superligë, ngase fitorja eventuale do t’ia rriste shumë gjasat edhe skuadrës prizrenase për t’u rikthyer në elitë.

Por, Liria nuk do ta ketë të lehtë ta arrij objektivin, ngase Istogu do të bëjë çmos që ta përfundojë pa humbje këtë stinor. /Tribuna/Telegrafi/