LAJMI I FUNDIT:

Liri Berisha e ftuar në Kongresin Amerikan

Liri Berisha e ftuar në Kongresin Amerikan

Në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, zonja Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza” ishte e ftuar nderi ne Kongresin Amerikan, ku është hapur ekspozita kushtuar veprës se humanistes shqiptare me famë botërore.

Në takimet me disa kongresmenë amerikane, zonja Berisha u vlerësua prej tyre për nderimin dhe lartësimin e figurës së Nënë Terezës. Gjate qëndrimit në Washington, zonja Berisha u takua në një drekë pune me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara Michele Obama, e cila u njoh me veprimtaritë e ndërmarra për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, duke i rikonfirmuar zonjës Berisha respektin për popullin shqiptar.

Në shenjë nderimi për Washingtonin, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar mbolli një pemë në një nga parqet kryesore të kryeqytetit amerikan. Zonja Berisha tha se kjo pemë është një simbol i ndihmës së pakursyer amerikane për Shqipërinë dhe se kjo pemë do të kujtohet si “Pema e Nënë Terezës”. /tch/