LAJMI I FUNDIT:

Lindin fëmijët e parë në 2024, Kurti flet nga QKUK-ja

Lindin fëmijët e parë në 2024, Kurti flet nga QKUK-ja

Në orën 00:05 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare u lind foshnja e parë për vitin 2024.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili qëndroi për vizitë.

“Jam shumë i lumtur me nënat të cilat i dhanë foshnjet e para. E kemi Rajanën pesë minuta para mesnatës dhe e kemi Naronin, pesë minuta pasmesnatës, edhe foshnjat dhe nënat janë mirë”, deklaroi Kurti.


Kreu i Qeverisë tha se në çdo institucion shtetëror ka zyrtarët kujdestarë të cilët punojnë që ne të tjerët të mund të festojmë.

“Falenderoj Drejtorin Dr. Zef Ndrejaj dhe gjithë personelin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për angazhimin e pakursyer dhe mikpritjen e përzemërt”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se Ministria e Shëndetësisë po e renovon tërësisht Repartin e Gjinekologjisë përmes investimit në vlerë dy milionë e gjysmë euro.

“Do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja dhe mjedise moderne për mjekët e infermierët. Në këtë vit edhe repartet tjera do ta kenë të njëjtin fat sepse shëndetësia është prioritet i yni. Urime familjarëve dhe gëzuar 2024”, shkroi Kurti./Telegrafi/