Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin, mirëpo vetëm atëherë kur është në interes të Kosovës, duke potencuar se interesi shtetëror para atij partiak.
Limaj ka thënë se i rëndësishëm është bashkimi i strukturave politike dhe të arrihet konsensus për interesa në të mirë të vendit,
“Kosova ka çështje të tjera më të rëndësishme me të cilat duhet të merret, para se të hyjë në zgjedhje të parakohshme. Vendi nuk duhet të mbes peng i tyre, por të vazhdojë në zhvillime të tjera”, ka thënë Limaj për Ekonomia Online.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se nuk ka asnjë sinjal se këtë vit do të ketë zgjedhje të reja, ndërsa takimet e fundit të partisë të cilën ai e drejton, i ka quajtur të zakonshme, të punës brenda partisë.
“Këtë vit askush nuk ka pritje reale, besoj e dini se nuk ka asnjë shenjë që do të ketë zgjedhje këtë vit, por ne si parti punojmë dhe zhvillohemi, forcohemi, përgatitemi, kontaktojmë me elektoratin tonë, bashkëbisedojmë, raportojmë me elektoratin për të arriturat dhe kjo është një jetë politike normale që ne vazhdojmë e bëjmë rregullisht”, tha Limaj.
Sipas tij, situatë e pashmangshme e zgjedhjeve të parakohshme, krijohet kur nuk kryhen detyrat, kur temat nuk përmbyllen, kur Qeveria nuk e kryen detyrën e vet. “Deri më tani nuk kemi pa sinjale të tilla”, tha Limaj, duke potencuar se zgjedhjet e parakohshme nuk e ndihmojnë vendin, madje sipas tij, ato mund ta vështirësojnë pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Ai pret që dialogu Kosovë-Serbi të bashkojë forcat politike e assesi të dërgojë vendin në zgjedhje.
“Unë po pres që shumë shpejt çështja e dialogut të na bashkojë, jo që të na çojë në zgjedhje. Po pres shumë shpejt që shumica e deputetëve të parlamentit të Kosovës të votojnë delegacionin shtetëror për bisedime dhe ta normalizojmë këtë situatë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët