LAJMI I FUNDIT:

​Limaj tregon nëse Nisma do të jetë pjesë e koalicionit me LDK-në

​Limaj tregon nëse Nisma do të jetë pjesë e koalicionit me LDK-në
Foto: Arkiv

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth mundësisë së pjesëmarrjes së partisë që ai drejton në qeveri,  duke lënë të hapur mundësinë e të qenit pjesë e formulës për qeverisje së bashku me LDK-në, AAK-në dhe komunitetet.

Limaj ka thënë se për momentin duhet të priten hapat e presidentit Thaçi rreth emrit të mandatarit.

Ai thotë se Nisam si parti kërkon të respektohet verdikti i Kushtetutës që mandatari t’i kërkohet partisë së parë në zgjedhje – në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.


“Qëndrimi për të shkuar në zgjedhje ose jo, është qëndrim legjitim politik. Presidenti pas shkarkimit të qeverisë me 82 vota, ka ftuar partitë politike për të kuptuar vullnetin për të shkuar në zgjedhje apo gjetjen e një zgjidhje tjetër. Konsultimi është obligim, pasi zgjedhjet nuk mund të shpallen pa vullnetin e shumicës së deputetëve të Kosovës. Presidenti ka respektuar vendimin e Kushtetueses për t’ia ofruar mandatin LVV-së si parti fituese për emrin e mandatarit”, tha Limaj në  RTK, duke iu referuar letrës së tretë që sot presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar Albin Kurtit për të dërguar emrin e mandatarit.

Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje vetëm pas pandemisë me koronavirus, ish-partneri i saj i koalicionit qeverisës, LDK ka kërkuar nga këshilli i saj i përgjithshëm që të tregojë nëse është për opsionin e një qeverisjeje të ardhshme pjesë e së cilës do të ishin AAK, NISMA dhe komunitetet.

Ndërkohë që përgjigjja ka qenë pozitive nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, kryetari i Nisma pranon se si parti do ta japin angazhimin e vet për të shkuar drejt një qeverie të unitetit dhe për të vazhduar mandatin e saj.

“Nëse vjen deri te aty, ne do të japim kontributin tonë”, tha Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori