Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha sot në Malishevë se ky qytet shpërfaq më së miri vizionin e subjektit të cilin ai e drejton, e me të cilët do të ndërtojnë një elitë të re politike në vend.
Në një tubim me të rinjtë e Malishevës, i pari i Nisma-s përmendi angazhimin e këtyre të rinjve në Nisma Socialdemokrate, për të cilët tha se janë shembull i punës së mirë për besimin dhe përgjegjësinë që u është dhënë.
Ai duke apeluar te të rinjtë që të mos migrojnë, mori shumë shembuj përmes të cilëve Kosova do të mund të bëhej shembull i zhvillimit ekonomik.
“Porosia për ju djem, vajza të reja, që ende nuk iu ka ardhur momenti me marrë përgjegjësi shtetërore është shikoni bashkëmoshatarët tuaj (të rinjtë e Nisma-s) se çfarë përgjegjësie kanë marrë. Kjo është perspektiva juaj, radha është tek ju. Ne nuk do të ndalemi derisa ta ndërtojmë një elitë të re politike në Kosovë”, tha ai, raporton KP.
Limaj pati një porosi për të rinjtë e Malishevës, derisa u bëri thirrje atyre që t’i drejtohen shkollave të aftësimit profesional.
“Unë po iu ftoj, të gjithë ata djem e vajza këtu, që duan me marrë zanat, të lajmërohen te kryetari i komunës, te kryetari i rinisë, dhe unë me këta bashkë, do të shkojmë me mbështetje të shtetit, pa iu dhënë asnjë cent, me iu përgatit me marrë nga një diplomë të zanatit dhe t’ju gjejmë vende të punës”, u shpreh Limaj.
Ndërsa, kryetari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albert Maxhuni i ka ftuar të rinjtë për iniciativa të reja pasi që sipas tij, aktivizimi i rinisë gjithmonë sjell progres.
“Ne e dimë që sot kemi shumë djem dhe vajza që fatkeqësisht nuk gëzojnë një diplomë universitare e që kërkojmë nga ju strukturat udhëheqëse të Nismës Socialdemokrate të rinisë të jenë në bazë të këtij procesi t’i ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat në Malishevë dhe jo vetëm këtu, që të drejtohen drejt arsimit profesional, sepse sot në bazë të vendimeve që do t’i marrë Qeveria e Kosovës dhe zëvendëskryeministri Limaj, ne do qëndrojmë pranë këtyre djemve dhe vajzave të reja. Po ashtu, sot të rinjtë tanë kanë mundësi që përmes ideve inovative dhe kreative të fitojnë një vend pune”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i të rinjve të Nisma-s në Malishevë, Arianit Krasniqi përmendi aktivitetet që i kanë pasur si rini në këtë komunë, ku veçoi aktivitetin “Ta pastrojmë Kosovën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri