Nisma Socialdemokrate ka vazhduar aktivitetin e saj për t’u takuar me të rinjtë e partisë. Kësaj radhe nikoqir të kryetarit Limaj kanë qenë të rinjtë e qytetit të Shtimes
Kreu i Nismës, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj iu bëri thirrje të rinjve që mos të lëshojnë vendin e vet, pasi siç ka thënë ai “kudo që shkoni duhet të punoni, sepse perëndimi nuk iu presin me lula”.
Ai tha se përmes platformës së tyre do t’i arrijnë qëllimet e tyre, e që janë vetëpunësimi përmes zanatit.
“ Jemi në turin e takimeve me strukturat tona, ideja është për të shpalosur angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta, platformës dhe planin tonë, anekënd Kosovës. Ne ende dëshmojmë se nuk e harrojmë atë qe e themi. Dy pika kryesore të kësaj platforme janë tema e punësimit dhe stimulimi për vetëpunësim. Të rinjtë e Shtimes duhet të jenë aktiv, ajo çka ne po promovojmë është që përmes këtij projekti të riaktivizohen të rinjtë. Ne duam që bashkë me ju të fillojmë t’i zgjedhim problemet tona që ballafaqohemi çdo ditë”, tha ai.
Kreu i Nismës shtoi se nuk duhet të shahet shteti, pasi që siç tha ai nëse nuk iu pëlqen kryetari duhet ndërruar. Limaj tha se të gjithë kanë përgjegjësi në këtë vend sepse siç thotë ai duke i ikur përgjegjësisë nuk e ndihmojnë askënd.
“Vetëm të organizuar mund të ja arrijmë objektivave të përbashkëta. Ejani të bashkohemi, që secili ta bëjë një punë të mirë për vendin, nuk është e mjaftueshme vetëm me ëndërru, por duhet punu që ajo të realizohet. Kam përshtypjen që shumë shpejt ia kemi kthyer shpinën asaj që bota ëndërron, shumë shpejt kemi humbur solidaritetin, ndihmën ndaj njëri tjetrin”, tha Limaj, transmeton KP.
Limaj përsëriti se nuk është e nevojshme që ta përfundosh fakultetin dhe të punësohesh. Sipas tij zanati është pikë e mirë referimi.
Ndërsa, Albert Maxhuni, kryetar i rinisë së Nismës në nivel vendi ka thënë se fokusi kryesor i këtij turi, është që t’i kushtohet rëndësi shkollave profesionale, duke theksuar se Nisma është adresa e vetme e rinisë.
Kurse, Sylejman Krasniqi, kryetari i rinisë në Shtime ka thënë se dega e rinisë në qytetin e tyre i ka arritur qëllimet e veta duke kontribuar për rritje të partisë.
Nisma Socialdemokrate ka filluar që disa javë të takohem më të rinjtë e gjitha qyteteve në Kosovë, sipas tyre për t’i paraqitur dy pikat kryesore të programit të tyre për vetëpunësim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri