Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku pas takimit tha se Prishtina e Tirana kanë nevojë që të ketë bashkërendim të aktiviteteve.
Limaj tha po ashtu se kanë diskutuar me Bashën për gjendjen në Kosovë, ku theksoi se duhet që vendi të ketë një unitet të faktorit politik dhe të lihen anash politikat ditore.
“Ishte një qëndrim i përbashkët që edhe në Prishtinë edhe në Tiranë si kurrë më parë kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve. E njoftova zotëri Bashën se Kosova sot gjendet në një moment delikat të rëndësishëm, ku i duhet një bashkim dhe unitet i faktorit politik të Kosovës. Një rishikim i mirë i agjendës sonë shtetërore. Forcat politike në Kosovë, duhet t’i ndajnë e përcaktojnë qartë pikat të cilat na bashkojnë në interesin shtetëror. Dhe nuk duhet që çështjet që kanë të bëjnë me interes të shtetit të Kosovës të përzihen me politika ditore. Gjithmonë ka kohë për përplasje ose konkurrencë të politikës së brendshme. Ndërsa pozicioni i Kosovës, temat që janë në interes nacional ato duhet të kenë prioritet dhe ato janë tani. Më shumë se kurrë duhet unitet i forcave politike në Kosovë, ato që janë pozitë dhe opozitë”, tha Limaj.
Limaj tha se me Bashën kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kurse tha se duhet të identifikojnë interesat e përbashkëta të dy shteteve për të cilat duhet angazhim në skenën ndërkombëtare.
“Biseduam për temën, për zhvillimet e fundit me të cilat po ballafaqohet Kosova. Biseduam po ashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi, edhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Dhe besoj se ishte mendim i përbashkët që më shumë se kurrë, identifikimi i interesave të përbashkëta për të cilat duhet të angazhohemi në arenën ndërkombëtare, por edhe secili shtet veç e veç, secili nga në të kontribuoj për unitet në vendet tona, duke respektuar angazhimin e punën e brendshme në Prishtinë e Tiranë”, u shpreh Limaj.
Basha edhe njëherë rikonfirmoi se politikanët në Kosovë do të kenë mbështetjen e tij për cilindo vendim të marrë.
“Rikonfirmoj mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për të qëndruar plotësisht në dispoziopn dhe mbështetje të vendimeve të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës, në përballje me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt se mbështetur me përvojën e akumuluar ndër vite do të dinë t’i përdorin me mençuri e maturi dhe vendosmëri. Në këtë do të kenë sot e nesër, përkrahjen time dhe gjithë autoritetit shtetëror në Shqipëri”, tha Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës