Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se partia që e drejton është parti që bashkon njerëzit, parti që bashkëpunëtorin e vet e mbron, e mbështet dhe e drejton.
Ai tha se nëse vazhdojnë me këtë frymë qysh kanë vepruar që nga themelimi i Nismës, duke qenë kokulur dhe duke punuar shumë, është e sigurt që nuk do të shkojë larg dhe kjo parti do ta drejtojë qeverinë e Kosovës.
“Nisma për Kosovën ka dal me këtë ide, me i bashkuar ata njerëz të mirë të këtij vendi, me energji pozitive dhe gjithë atë energji të përbashkët që e kemi me shfrytëzuar për punë të mira të vendit tonë. Një subjekt politik që nuk ruan shpinë, një subjekt politik që kundërshtarin politik e lufton me argumente politike, intelektuale, jo me rrënua. Një subjekt politik i cili ka politikën dhe qëndrimet e veta edhe të forta edhe transparente, një subjekt politik që e bënë luftën përballë me argumente politike me kundërshtarët politik. Një subjekt politik ku bashkëpunëtorin e vet e mbron, e mbështet, e drejton. Një subjekt politik që në epiqendër duhet të vij puna ekipore, jo individuale, një subjekt politik ku themi ne dhe jo unë”, tha ai.
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, duke ju drejtuar strukturave të Nismës dega në Prishtinë, ka thënë se u janë bashkuar në ditë të vështira, në kohën kur më së shumti ka pasur kuptim besimi.
Ai tha se iu kanë bashkuar shumë njerëz në kohën kur ai po akuzohej për korrupsion, por që në fund të këtij orkestrimi nuk do të dal asgjë.
“Nuk dua shumë të flas me atë të kaluarën çka ka ndodhur, tashmë kur ka qenë dashtë me fol kam folur dhe kam thënë para 7 vite e 10 muaj e më tepër, që këta individ, njerëz të lig, e kanë një objektiv me na pengua. Po fabrikojnë e po falsifikojnë dokumente e letra, për të na penguar në rrugëtimin tonë dhe për të zhvilluar vendin. Kam thënë që do ta shihni në fund se nga ky orkestrim, nga i gjithë ky linçim, nga gjithë ky spektakël medial i turpshëm, në fund nuk do të ketë asgjë, sepse në fakt këta kanë filluar me asgjë, këta kanë filluar me rrënua njerëz, kanë filluar ose e kanë marrë këtë veprim për të penguar, eliminuar njerëz, sepse ata e panë që me dije nuk munden me na dal përpara, me guxim jo, me punë jo, atëherë me cilën, me mjetin më të ligë, me prapavijë prapa shpinës, me fabrikim, me falsifikim dhe duke përdorur sistemin e drejtësisë”, tha Limaj, raporton KosovaPress.
Ai tha se nuk është hakmarrës dhe se nuk do të merret me ata, por që do të vazhdojë punën në ndërtimin e Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka kujtuar kohën kur ka qenë kryetar i Kuvendit dhe nga gazetarët është pyetur se çka mendonte për rastin MTPT-së që ishte ngritur ndaj Fatmir Limes, ai tha se që atëherë e ka ditur se është përndjekje politike.
“Pata thënë se është një përndjekje politike, pse dhe ku bazohesha se ajo ishte një përndjekje politike, në radhë të parë e dija që ajo ishte një përndjekje politike dhe një linçim politik, për faktin se mbështetej mbi disa mesazhe që ishin të falsifikuara. Dhe i tërë kjo periudhë gati 8 vjeçare e ndjekjes së kryetarit të Nismës Z. Limaj dhe bashkëpunëtorëve të tij vërtetë ishte një përndjekje politike. Por, edhe më shumë se kaq, mënyra se si është trajtuar atëherë ju kujtohet të gjithëve në mediat tona, të shkruara dhe elektronike ishte një linçim publik që po ju bëhej njerëzve, pa e thënë fjalën e vet drejtësia. Gjithnjë kam qenë i bindur se një drejtësi e tillë nuk i duhej Kosovës”, tha ai.
Ai tha se gjithmonë ka ngritur zërin, se në Kosovë nuk po ndërtohet një sistem i mirëfilltë i drejtësisë.
Krasniqi tha se Kosova ka nevojë për shtetin e së drejtës, Kosovë ka nevojë për një sistem të drejtësisë që vërtet vendos drejtësi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa