Votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës, i cili do të mbahet në seancën e të mërkurës në Kuvendin e Kosovës, për NISMA-n si iniciuese e tij, do të dalë i suksesshëm. Kështu ka thënë lideri i kësaj partie politike, Fatmir Limaj.
Kryetari i NISMA për Kosovën nuk e ka përjashtuar mundësinë, që të ketë marrëveshje në mes të PDK-së dhe LDK-së para të mërkurës për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
“Me zhvillimet e ditëve të fundit përfundimisht është bërë e qartë për të gjithë se kjo qeveri më nuk e ka besimin jo vetëm të qytetarëve, por as të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë e çoroditur tanimë janë zgjedhjet e parakohshme dhe për të ardhur te zgjedhjet e parakohshme janë dy mundësi, përmes shkëputjes së marrëveshjes për koalicion nga partnerët ose përmes votimit të mocionit të opozitës”, ka thënë kryetari i NISMA-s për Veriu.info.
Fatmir Limaj ka shprehur bindjen se të mërkurën do të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë dhe kështu vendi të shkoj në zgjedhje.
“Reagimi i qeverisë pas procedimit të mocionit është treguesi më i mirë se kjo qeveri e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Qeveria nën panikun e rrëzimit shpërfaqi të gjithë jo seriozitetin dhe papërgjegjësinë qe e ka karakterizuar tash e tri vite, duke paralajmëruar procedimin në Kuvend të demarkacionit me Malin e Zi dhe për t’i vënë deputetët para aktit të kryer, me të vetmin qëllim për ta shpëtuar veten. Se këta qeveritarë janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të qëndruar edhe një vite ne pushtet kjo tanimë është e qartë, por unë jam i bindur që deputetët të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkacionit nuk do të pranojnë ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për ta shpëtuar këtë qeveri, pasi që edhe ashtu në vitin e ardhshëm i kalon mandati. Prandaj, sikur qytetarët e Kosovës edhe unë, me të drejtë presim që të mërkurën të votohet mocioni i mosbesimit ndaj kësaj qeverie dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Limaj.
Kur është pyetur se kë e sheh kryeministër të ardhshëm, nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, Limaj nuk ka përmendur ndonjë emër konkret.
“Në zgjedhjet e ardhshme pres ndryshimin e plotë në Kosovë. Ndryshimi i plotë është fitorja e opozitës”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaluan ilegalisht kufirin – arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa