LAJMI I FUNDIT:

Lifti nuk është për hajna

Lifti nuk është për hajna

Një hajn i papërvojë u ka rënë në dorë policëve së bashku me “gjahun” e tij pasi që lifti, me të cilin ka tentuar të ikë nga vendi i krimit, është bllokuar. Zjarrfikësit dhe policia kanë intervenuar shpejt dhe e kanë shpëtuar të riun së bashku me gjërat e vjedhura.

I riu gjerman, Heinrich Klopp, ka plaçkitur një zyre afariste në katin e gjashtë të një ndërtese duke vjedhur celularë, kompjuterë dhe gjëra tjera me vlerë.

Gjatë ikjes ky 27-vjeçar ka vendosur të shërbehet me lift, sepse barra ka qenë tepër e rëndë, mirëpo ka dalë që ky të ketë qenë një vendim shumë i gabuar.

Në fakt, lifti është bllokuar në mes kateve dhe është dashur të thërras zjarrfikësit që të nxjerrin prej aty.


Zjarrfikësit së bashku me mashkullin kanë gjetur edhe katër laptopë dhe menjëherë e kanë thirrur policinë, e cila e ka arrestuar Kloppin.

”Për pak sa nuk arrita të shpëtoj, mirëpo lifti u prish. Nuk kisha opsion tjetër pos që të thërras për ndihmë. Kjo është hera e parë që kam bërë një gjë të tillë, por nuk më ka ndjekur fati i fillestarit”, ka zbuluar Klopp.

”Kam tentuar t’i fshehë laptopët në kënd. E kam pasur të qartë se jam kapur në momentin që i kanë parë ata”, ka përfunduar ai.