LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave proces i ndarë me njohjen e Kosovës

Liberalizimi i vizave proces i ndarë me njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliq, ka deklaruar se liberalizimi i vizave me BE-në nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosova në mënyrë të tërthortë.

Ai i ka bërë komente para mbërritjes në Beograd të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana.

Vizita e Solanës është e fundit në cilësinë e postit që mban. Para vizitës Solana ka deklaruar se BE-ja ka nevojë për politikë të mirë në rajon.

Ai ka pranuar se pas përfundimit të luftërave në Ballkan, BE-ja është ballafaquar me dilemën se si t’i qaset rajonit me procesin e zgjerimit apo me krijimin e një lloj protektorati. /ktv/