LAJMI I FUNDIT:

LG D1L rivali kryesor i Galaxy SIII?

LG D1L rivali kryesor i Galaxy SIII?

Me sa duket, prodhuesi i mirënjohur i pajisjeve elektronike LG po përgatitet të lansojë një model të ri të telefonit Android, me të cilin kompania synon ta “vrasë” modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy SIII, i cili gjithashtu pritet të paraqitet në treg gjatë muajit maj.

Modeli i ri i telefonit LG do të quhet LG D1L, ndërsa i njëjti pritet të vijë në treg me një ekran HD të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, 1280×720 piksel, me procesor dual core 1.5GHz Krait, plus Adreno 225 GPU.

LG D1L do të vijë edhe me rrjetet 3G dhe LTE, ndërsa telefoni me Android 4.0 pritet të prezantohet në publik gjatë muajit maj. / Telegrafi /