LAJMI I FUNDIT:

“Lewandowski është lojtar i mrekullueshëm, por Neymari është në nivelin e Messit dhe Ronaldos” – kështu mendon Deco

“Lewandowski është lojtar i mrekullueshëm, por Neymari është në nivelin e Messit dhe Ronaldos” – kështu mendon Deco

Lojtari që ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampionëve, Deco, ka thënë se Robert Lewandowski është lojtar i mrekullueshëm, mirëpo Neymari është në nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi polak do të përballet me brazilianin këtë të diele mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve, aty ku përballen Paris Saint-Germain me Bayern Munichun në Lisbonë.

Dy skuadrat kanë sulmues fantastikë, mirëpo në fund vetëm njëra do arrijë t’i vendosë duart në trofeun më të çmuar për klube në Evropë.


Decon beson se Neymari meriton të shpallet lojtari më i mirë i sezonit, duke pasur parasysh paraqitjet e tij dhe ndihmën e tij te PSG për të dërguar skuadrën në finale.

“Lewandowski është një lojtar i mrekullueshëm dhe ndoshta sulmuesi më i mirë aktualisht”, ka thënë braziliani që kishte përfaqësuar Portugalinë në nivelin ndërkombëtar.

“Por, Neymari është më ndryshe – ai është në nivelin e Messit dhe Ronaldos. Ndoshta në këtë finale do të tregohet se cili është më i miri, mirëpo unë mendoj se Neymari duhet të shpallet si lojtari më i mirë në këtë edicion”.

“Një lojtar si ai, është vështirë të gjesh dhe është një në një dekadë, ndoshta. Sonte do të jemi dëshmitar të lojës së tij fantastike, nëse gjithçka shkon si duhet”, ka shtuar më tej Deco.

PSG dhe Bayern Munich do të përballen sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Estadio da Luz”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
As Klopp dhe as Xabi Alonso, ky është trajneri që Florentino Perez dëshiron te Real Madridi

As Klopp dhe as Xabi Alonso, ky është trajneri që Florentino Perez dëshiron te Real Madridi

La Liga
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tre skuadra nga Kosova - Ballkani fiton më së shumti

UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tre skuadra nga Kosova - Ballkani fiton më së shumti

Superliga
Ancelotti zbulon nëse Mbappe do të luajë kundër Barcelonës

Ancelotti zbulon nëse Mbappe do të luajë kundër Barcelonës

La Liga
Evropa dëshmoi mbrëmë një përrallë futbolli: Trofeu i parë pas 92 vitesh pritje

Evropa dëshmoi mbrëmë një përrallë futbolli: Trofeu i parë pas 92 vitesh pritje

Ndërkombëtare
“Pedri është mesfushori më i mirë në botë”, ish-ylli spanjoll lëvdon ‘trurin’ e Barcelonës

“Pedri është mesfushori më i mirë në botë”, ish-ylli spanjoll lëvdon ‘trurin’ e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori