LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Pushteti duhet të ndalojë trysnitë ndaj aktivistëve tanë

Lëvizja Besa: Pushteti duhet të ndalojë trysnitë ndaj aktivistëve tanë

Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Besa thuhet se “edhe më tej vazhdon “gjahu” dhe presioni i policisë së shtetit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes BESA”.

“Ashtu sikurse muaj më parë, kur aktivistë të forumit rinor të BESËS, ishin shënjestër e arrestimeve dhe ftesave nëpër stacionet policore, tani gjatë këtyre ditëve edhe me dërgimin e kërkesave skandaloze për inicim të procedurave kundërvajtëse nga ana e policisë ndaj 3 aktivistëve të Lëvizjes BESA, të cilët në asnjë rast nuk kanë kryer shkelje ligjore, shkelje të rendit apo qetësisë publike, në aksionet e zhvilluara muaj më parë, pranë kufirit të vendit dhe pikë pagesave, vetëm pse të njëjtit u shprehën mirëseardhje mërgimtarëve shqiptarë me plis dhe me një gotë ujë”, shprehen nga Lëvizja Besa.

Ata shtojnë se forumi Rinor i Lëvizjes BESA, nëpërmjet aktiviteteve guerile, ka dëshmuar që njëherit është edhe simbol i rezistencës së rinisë shqiptare, për dallim nga forumet rinore të partive politike të tjera, të cilët, sipas Lëvizjes besa,  heshtën gjatë gjithë kësaj periudhë të kobshme të migrimi të popullatës, veçanërisht rinisë, e cila ngeli e pa mbrojtur dhe pa perspektivë për të ardhmen.


“E kanë gabim ata të cilët lëshojnë zëra se opozita shqiptare qëndron pasive dhe e heshtur kundrejt dështimeve të pushtetit, përkundrazi, sepse është pikërisht Lëvizja BESA, subjekti i vetëm politik që realizoi me qindra aksione politike kundër këtij pushteti. Lëvizja BESA është subjekti i vetmi politik që kurrë nuk iu nënshtrua sulmeve të pushtetit, qoftë nëpërmjet presioneve të proceseve të ndryshme gjyqësore apo arrestimeve të aktivistëve të BESËS, të cilët dëshmuan se janë edhe gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ata kërkojnë nga organet kompetente ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë procedurave kundërvatjëse ndaj aktivistëve të tyr./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori