LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa reagon ndaj mospërfilljes nga ana e Qeverisë për takimin e liderëve

Lëvizja Besa reagon ndaj mospërfilljes nga ana e Qeverisë për takimin e liderëve

Partia opozitare Lëvizja Besa nëpërmjet një kumtese me shkrim ka shprehur pakënaqësinë e saj për shkak të anashkalimit të tyre nga partitë e Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me takimin e caktuar sot ndërmjet kreut qeveritar dhe partisë opozitare maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi i sotëm mes kryeministrit, kryetarit të shtetit dhe kryetarëve të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së është edhe një mospërfillje e shumicës të vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Duke qenë të përkushtuar dhe konstruktiv në procesin e negociatave që po zhvillohen rreth emrit të shtetit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ne ndjehemi të indinjuar që shumica e shqiptarëve që sot nuk përfaqësohen nga BDI janë lënë jashtë tryezës për të informuar rreth procesit të negociatave për çështjen e emrit.


Është e pakuptueshme qasja e këtyre protagonistëve që po eliminojnë zërin e opozitës duke mos e ftuar partinë më të madhe opozitare të shqiptarëve në Maqedoni, pra Lëvizjen Besa në një takim me një rëndësi kaq të madhe për të ardhmen e shtetit.

Prandaj, duke u nisur nga ky fakt, i bëjmë thirje kreut shtetëror, që urgjentisht të ndryshojë qasjen e saj selektive ndaj proceseve kaq të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit, dhe të konsiderojë votat e opozitës shqiptare si përfaqësues legjitim të shumicës të shqiptarëve në Maqedoni duke i respektuar dhe bashkëbiseduar çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, theksojnë nga Lëvizja Besa, thuhet në kumtesën e kësaj partie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori