Lëvizja BESA: Jo bashkëpunim me ata që shesin interesat kombëtare (Video)

Lëvizja BESA përmes një komunikate, për Telegrafi Maqedoni ka kumtuar se gjithnjë ka qenë dhe mbetet e përkushtuar kur në pyetje janë veçanërisht interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.
”Në emër të këtij interesi jo rrallëherë e kemi tejkaluar vetveten dhe ua kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe atyre që preokupim të vetëm e kishin pushtetin.
Megjithatë, ishte vetë elektorati shqiptar ai që besoi në sinqeritetin tonë dhe maturinë politike i cili me mbështetjen masovike që na dha në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, na bëri që të jemi edhe më këmbëngulës dhe të pakompromis kur në pyetje janë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.
E, këto interesa vazhdojnë të shkelen edhe më tutje edhe me formimin e Qeverisë së re, të ashtuquajtur reformatore.
Ndarja buxhetore dhe rishikimi i buxhetit dëshmoi se partitë politike në pushtet, popullin e konsiderojnë si pronë të tyre, e jo si sovran të cilit do të duhej t’i shërbenim për t’ua mundësuar një jetë të mirëqenë dhe dinjitetshme.
Kështu, derisa diskriminimi buxhetor vetëm sa vjen e thellohet ndërsa komunat shqiptare e pësojnë më së shumti nga kjo ndarje e pabarabartë, partitë shqiptare në pushtet, BDI dhe e ashtuquajtura Aleanca për Shqiptarë, përmes satelitëve të tyre përpiqen të tërheqin vëmendjen nga problemet reale me thirrje që më nuk u besojnë as ata vet.
Ali Ahmeti njëjtë sikurse manipuloi me tryezën ku u nënshkrua deklarata e përbashkët, me të njëjtën qasje përpiqet që të imponohet sërish përmes thirrjeve nga “satelitët e tij”.
Në vend të kësaj ftese, Ali Ahmeti fillimisht duhet të përgjigjet se çfarë ndodhi me Deklaratën e partive shqiptare? Cilat pika të këtij dokumenti u përfshinë në programin qeverisës?
Pra, Ali Ahmeti, para se të na ftojë përmes “papagajve të tij”, fillimisht duhet të jep sqarime se pse edhe në prag të 100 ditëve të formimit të kësaj qeverie nuk kemi ligj për gjuhën shqipe?
Lëvizja BESA e përsërit qëndrimin se është e hapur për komunikim ndërparlamentar me partitë shqiptare në Kuvend dhe se nuk do të kursehet asnjëherë kur në pyetje janë interesat shqiptare. Por, me këto veprime të partive shqiptare në pushtet, një prej interesave më madhore kombëtare del të jetë se shqiptarët duhet t’i mbrojmë edhe nga Ali Ahmeti”, thonë nga Lëvizja. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XPaPjHP0dTY
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës