Lëvizja Besa: Akademikët maqedonas dhe protestuesit të distancohen nga gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia
Lëvizja Besa përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni ka dënuar gjuhën e urrejtjes thirrje ksenofobike, raciste dhe urrejtjes, në protestat e fundit nga iniciativa qytetare ‘Për Maqedoni të bashkuar’.
Sipas Lëvizjes kjo duhet të jetë një dukuri alarmante, për këtë po kujdesen edhe drejtues të shkollave fillore e të mesme, të cilët i detyrojnë nxënësit të dalin në protesta dhe t’i mbështesin këto thirrje.
‘Kështu dje u bë publike një video, në të cilën drejtori i një shkolle të mesme në Prilep fliste publikisht me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe kërkonte nga nxënësit që të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protesta të organizuara nën pretekstin e mbrojtjes së karakterit unitar të shtetit dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase nga gjuha shqipe. Ky rast, që dje u bë publik dhe shumë raste të ngjashme në shumë vende të tjera, flet për ndikimin dhe infiltrimin e politikës në institucionet shkollore, në të cilat do të duhej të kultivohet pikërisht dija, respekti i ndërsjellë dhe kultura. E sikur të mos mjaftonte kjo, këto ditë edhe akademikë të ASHAM-it e kanë shtuar gjuhën e urrejtjes, që po ashtu u shërbejnë këtyre qarqeve që më shumë u ngjajnë inkuizitorëve dhe antisemitëve sesa njerëzve të arsimit, të shkencës e të kulturës.
Nisur nga kjo Lëvizja BESA e dënon ashpër politizimin e shkollave fillore dhe të mesme dhe u bën thirrje institucioneve kompetente, siç është Ministria e Arsimit me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, por edhe institucione të tjera, që të ndërmarrin hapa për t’i dënuar këto sjellje dhe presione që u bëhen nxënësve dhe të punësuarve në shkolla nga ana e drejtorëve të shkollave.
Po ashtu shpresojmë që edhe akademikët dhe intelektualët e tjerë të arsyeshëm të vendit do të distancohen nga gjuha e urrejtjes, që sot dëgjohet edhe nga institucioni që do të duhej të ishte çerdhe e dijes dhe vlerave më të larta intelektuale, siç është ASHAM-i’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve