LAJMI I FUNDIT:

Letra për divorc ishte gabim

Letra për divorc ishte gabim

Një çift i lumtur martesor ka marrë një letër nga gjykata sipas së cilës, divorci i tyre është finalizuar me sukses.

John Kitteridge, dhe gruaja e tij, Joan, kanë qenë në martesë të lumtur për 36 vjet, ndërsa befasisht gruaja e tij kishte pranuar nga posta një letër ku shkruante se ata ishin divorcuar.

Kjo e kishte shokuar Joanën me ç’rast ajo kishte filluar të qajë.

“Nuk mund të besoja se çka po lexoj. Thellë në brendi e dija se nuk mund të ishte e vërtetë, megjithatë ishte një shok i vërtetë. Edhe ne kemi pasur problemet tona si të gjitha çiftet! Mirëpo kurrë nuk jemi divorcuar”, ka thënë 59-vjeçarja, Joan.


Pas apelit të bërë nga John, zyra për divorc ka kërkuar falje duke thënë se letra i është dërguar gabimisht çiftit Kitteridge.