LAJMI I FUNDIT:

Letra e vaksinës mbërriti dy ditë pasi një nga binjaket më të vjetra të Britanisë ndërroi jetë – ndërsa motra e saj vazhdon të luftojë me coronavirusin

Letra e vaksinës mbërriti dy ditë pasi një nga binjaket më të vjetra të Britanisë ndërroi jetë – ndërsa motra e saj vazhdon të luftojë me coronavirusin

Një letër që ofronte marrjen e vaksinës kundër Covid-19 arriti në derën e binjakes më të vjetër të Britanisë së Madhe, vetëm dy ditë pasi ajo vdiq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Doris Hobday, 96, u përshkrua si një ‘rreze dielli’ këtë mëngjes pasi lajmi për vdekjen e saj u njoftua në “Good Morning Britain” – ku ajo u bë e famshme pranë motrës së saj binjake Lil Cox, pasi tha se sekreti i pleqërisë së tyre ishte ‘seksi i shumtë’.

Sot familja e saj ka zbuluar që Doris vdiq pas një beteje dy javore me Covid-19, me një letër që i ofronte një vaksinën, letër që arriti në shtëpinë e saj në Tipton, West Midlands, vetëm dy ditë pasi ajo vdiq.


Në një deklaratë, familja tha: “Doris ishte vetëm disa javë larg nga të qenit e sigurt, me letrën e saj të vaksinës që mbërriti dy ditë pas vdekjes së saj. Nëse ju ofrohet vaksina, ju lutemi merreni atë, mos e refuzoni”.

Ata shtuan: “Ne jemi të vetëdijshëm që ato janë të dy 96-vjeçare dhe ne kemi qenë kaq me fat që i kemi në jetën tonë për një kohë kaq të gjatë. Por të dyja ishin akoma të forta ishin të vendosura të jetonin deri në 100 vjeç”.

Ndërkohë, siç thuhet më tej, motra binjake Lil po lufton shumë, pasi kontraktoi virusin dhe u fotografua duke lexuar një kopje të librit të Piers Morgan ‘Wake Up’.

Familja ka kërkuar donacione, në vend të luleve, duke krijuar një faqe për mbledhjen e fondeve për publikun.

Dyshja kishin qenë më parë të ftuar në “This Morning”, ku ata diskutuan për t’u bërë sensacione të mediave sociale pasi u bashkuan me Facebook në vitin 2019.

Ato bënë një paraqitje të dytë në shtator dhe kishin shikues në qepje kur Lil deklaroi se do të refuzonte një propozim sepse ajo dëshiron ‘një burrë të moshuar, rreth 98 vjeç, me rreth gjashtë muaj jetë dhe me shumë para’.

Binjaket njoftuan se ishin kishin dalë pozitivë në testin për coronavirus, përmes Facebook-ut në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori