Letra apel e plot 30 shkrimtarëve evropianë (mes të cilëve edhe Ismail Kadare) që bëjnë thirrje për shpëtimin e një Evrope që po merr flakë, mund të interpretohet nga një mori këndvështrimesh të ndryshme.
Ajo mund të përndezë gjakrat e një evropiani të djathtë, që nuk e gjen fajin e vetëm për këtë që po ndodh te rritja e ekstremizmit, te demagogët dhe populistët që etiketohen si fajtorët ekskluzivë të situatës aktuale, por që i shpjegon ato me kalimin e sovranitetit te burokratët e pavotuar të Brukselit, me anashkalimin e qytetarëve të thjeshtë të vendit të tij dhe me zhbërjen e identitetit kombëtar, në emër të elitave kozmopolite të shkëputura krejtësisht nga realiteti.
Ajo mund të shihet me përçmim nga një besimtar i së majtës, pasi u bishtnon problemeve reale të krizës së sotme: akumulimin e pushtetit në duart e pakicës, rritjen galopante të pabarazive, qeverisjet e vëna në funksion të bankave dhe korporatave, këmbënguljen në politikat çnjerëzore të frymëzuara nga teoritë neoliberale, të cilat sollën rendjen e më të pambrojturve drejt ekstremeve dhe zhgënjimin nga ëndrra fillestare e Evropës.
Por, pavarësisht nga polemikat, nëse ky apel është në gjendje të rrokë ose jo thelbin e krizës së sotme, ai mbart një mesazh disi të ndryshëm, por tejet të fortë për mbarë botën shqiptare.
Sepse, në këtë moment, kur në të dyja anët e mëdha të kombit tonë po gëlon debati i dialogut shqiptaro-serb, kur më shumë se kurrë, si zgjidhje e artë po serviret rivizatimi i kufijve etnikë, kur si opsion final për fundin e të tëra problemeve po shitet bashkimi kombëtar, kur ideja e tij po përdoret si një shantazh nacionalist ndaj kontinentit të vjetër që refuzon të na pranojë në gjirin e vet, thirrja e 30 shkrimtarëve evropianë jep dy mesazhe të forta.
I pari konsiston në faktin se “atdheu i dytë për të gjithë njerëzit e lirë të globit” është braktisur nga Amerika e Trump-it dhe rrezikohet nga Rusia e Putinit.
Mesazhi i dytë, edhe më i fortë, është se zgjidhja nuk gjendet te thirrjet e demagogëve populistë për t’u kthyer te shpirti i kombeve, te përkatësitë etnike, te ngritja e mureve dhe te fshehja pas kufijve nacionalë.
Por, kohët e fundit të gjithë ata që po propagandojnë copëtimin e Kosovës dhe gjetjen e zgjidhjes së artë përmes shkëmbimit të territoreve, që krijojnë shtete etnikisht të pastra, po i mbështesin pikërisht këtu themelet e projektit të tyre të ardhshëm.
Ajo që thonë nën zë është se plani i tyre ka nga pas miratimin e Trumpit dhe Putinit. Ajo që e shprehin me gojën plot është se krijimi shteteve etnikisht të pastra mbetet shkopi magjik që do të zgjidhë të gjitha problemet.
Në këtë kuptim, letra e 30 shkrimtarëve të shquar evropianë, edhe nëse s’bie ideologjikisht dakord me optikën e tyre, është një porosi e madhe për mbarë shqiptarët.
Sepse ajo përbën një apel për të parë drejt vlerave të përbashkëta të së ardhmes dhe jo për t’u ngujuar te zgjidhjet e provuara nacionaliste të së shkuarës, sepse ajo e sheh zgjidhjen te triumfi i një identiteti të përbashkët evropian dhe jo te kthimi në “shpirtin e kombit” që propagandojnë demagogët populistë.
Pikërisht për këtë, ajo mund të lexohet si një shuplakë e fortë kundër të gjithë atyre që duan t’u imponojnë shqiptarëve (po aq sa edhe serbëve) zgjidhje që bien kryekëput ndesh me idealin e një Evrope që kërkojmë dëshpërimisht të përqafojmë. /Lapsi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës