Poezi nga: Boris Maruna
Përktheu: Halil Matoshi
Unë nuk di shumë për ty, Brahim Rugova
Por, poetët modernë arabë tue lexue
m’vjen ndërmen ajo që Isam Mahfouz-i thotë
“Fundi i tregimit tim âsht i ftoftë
njashtu si troshat në sofër”
Dhe kjo m’shti me menu për ty
për Ylfete Humollin shtatëmdhetvjeçare
T’shtrime në morgun e spitalit
me maicë t’bardhë e xhinse blu
Me një lulkuqe n’lule të ballit!
As për atë vajzë sen s’di
Di vetëm se kusherinë jona e largët
duhet me kânë o burrë
Që flatrat bulue s’do t’ia prekim kurrë
Fëmijë i humbun i kësaj epoke
I ftofët si troshat n’sofër,
Ngrimun si e premun dorë
E Florit a Laurit* shejtnorë
Si kur merr frymë
Antonin Artaud* dekun.
Por ky nuk â as nuk munet me kânë
funi i tregimit tand.
bashkë n’heqamë e tuebamsi
deri n’flijim, mos prâj Brahim
Dhe gjaku ma i fortë se çeliku ka me u bâ n’vlim
Nga zemra e Ylfetes behari ka me gufue
kudokofshim na
E me gjethe dafine me t’mlue
Syni i lig mos me t’pa!
Edhe pse dimën â, unë t’bâj bé:
Se edhe për ty ka me dalë pranvera
bija Teutë deri n’ag vallzimin s’ka me e nalë
N’Risan, n’zallinë si ktohera!
Të betohem, Brahim!
Dhe lutem sot,
falna njohjën Zot
t’kofsha falë
Amen!
———
*Antonin Artaud (1896-1948) aktor, regjisor dhe poet francez. Autor i konceptit të “Teatrit mizor”, si avangardë e teatrit europian të shekullit XX.
**Flori e Lauri, martirë dardanë të Krishtnimit! Në vend të ‘Martirit krishten’ vendosa t’i përdor emrat e tyne, për efekte afërsie gjaku me poetin kroat Maruna, i cili i qaset Ylfete Humollit si ‘nji kusherinë e largët’!?
***Risani, qytet në brigjet e Adriatikut, ku ka mbretnu Teuta. Teuta (ilirisht: * Teutana) ishte mbretëresha e fisit Ardian në Iliri, e cila ka mretnu afërsisht nga 231 para deri në 228 / 227 pas Krishtit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
SHKALLËT PËR NË PARAJSË
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri