LAJMI I FUNDIT:

Lepurushi shpëton çiftin nga zjarri

Lepurushi shpëton çiftin nga zjarri

Një manar me gërvishtje në dyer ka zgjuar nga gjumi një çift australian nga Melbourne - pasi që zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre. Ata kanë arritur të braktisnin shtëpinë e tyre të kapluar nga zjarri falë lepurit.

Udhëheqësi i ekipit të zjarrfikësve, Mick Swift ka thënë se burri ishte kthyer herët të enjten nga ndërrimi i natës, e vetëm gjysmë orë pasi që ishte shtrirë në krevat e ka zgjuar gërvishtja e manarit të quajtur Rabbit (lepur).

Bashkëshorti anonim atëherë ka zbuluar se zjarri e kishte kapluar dhomën e pasme, derisa tymi shpejt ishte shpërndarë nëpër tërë shtëpinë. Bashkëshortët menjëherë kanë braktisur shtëpinë dhe kanë shpëtuar pa lëndime pikërisht falë manarit të tyre.

Zjarri ka dëmtuar rëndë shtëpinë edhe para ardhjes së zjarrfikësve.