LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Neymar është më i madh se sa duket, gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht

Lëndimi i Neymar është më i madh se sa duket, gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht

Shumë janë në pritje të një transferimi të Neymar në Barcelonë ose Real Madrid.

Por ka një shqetësim tjetër. Mjekët kanë paralajmëruar edhe një herë se dëmtimi i këmbës së brazilianit mund të jetë më i keq se sa duket dhe se frikësohen se mundësia që ai të kthehet në nivele të larta do të duhet kohë.

Barcelona u konsultua me specialistët muajin e kaluar për dëmtimet e Neymar, gjatë 18 muajve të fundit.


Atyre iu është thënë se lëndimi i lojtarit të PSG-së nuk është shëruar siç duhet.

Stafi mjekësor i PSG i ka thënë Le Parisien se ata kanë frikë se gishti i Neymar ende nuk është shëruar dhe se ata dyshojnë se trajtimi që ai ka kaluar në Brazil nuk ka qenë i plotë.

Neymar ka pësuar dy lëndime në të njëjtën gisht të këmbës që nga shkurti i vitit 2018, ku fillimisht u lëndua në një ndeshje të Olympique Marseille.

Ky lëndim iu përsërit dhe e theu të njëjtën gisht të këmbës dhe kaloi katër muaj jashtë.

Mjekët e PSG që folën për Le Parisien kanë thënë se “dëmtimi i lojtarit mund të përsëritet nëse ai luan ndeshje në nivelin më të lartë “, duke shtuar se “ka shumë dyshime rreth trajtimit që ai mori në Brazil për shkak të metodave të përdorura nuk janë ideale”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori