LAJMI I FUNDIT:

Lëndimet nga rryma elektrike

Lëndimet nga rryma elektrike

Goditja elektrike mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe indeve të thella duke përfshirë muskujt dhe nervat, por edhe hedhë viktimën e cila mund të pësojë edhe lëndime mekanike.

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente
Tel. 044 199 161

Goditja elektrike mund të shpie deri të aritmitë dhe arresti kardiopulmonar.


Kontrakcionet muskulore të shkaktuara nga rryma elektrike mund të shkaktojnë arrest respirator ose lëndime tjera mekanike (fraktura).

Aritmitë me siguri nuk do të zhvillohen te goditja elektrike të shkaktuara nga tensioni që shfrytëzohet në amvisëri nëse viktima menjëherë largohet nga burimi i rrymës.

Të goditja e rrymës me tension të lartë, aritmitë mund të zhvillohen më vonë.

Anamneza

Mos iu afroni pacientit para se të ndërpritet furnizimi me rrymë elektrike dhe derisa nuk jeni të sigurt se qasja është siguruar.

Duhet konstatuar se si ka ardhur deri te goditja elektrike dhe cili është tensioni i rrjetit elektrik.

Me rëndësi është të dihet se a është ky tension për amvisëri (220 volt) ose tension i lartë (mbi 480 volt).

Vlerësimi

* kujdes ndaj sigurisë personale, sigurisë së pacientit dhe vendit të ngjarjes
* vlerëso ABCDE

Veprimi i parë ndaj viktimës, largimi nga burimi i elektricitetit

Në veçanti vlerëso:

* me puls oksimetër cakto saturimin e gjakut me oksigjen
* vendos elektrodat e EKG-së për monitorimin e ritmit kardiak

Nëqoftëse pacienti është në arrest kardiopulmonar, shiko udhëzuesit për RKP të të rriturit ose fëmijët.

Duhet vlerësuar a janë prezente parametrat ku koha është vendimtare:

* arrresti kardiopulmonar
* çrregullimi ABCD
* djegiet e fytyrës ose rrugëve respiratore
* aritmia kardiake e cila ngarkon cirkulacionin
* djegiet e mëdha
* lëndimi i rëndësishëm mekanik

Nëse këta parametra janë prezent, duhet kujdesur për ABC dhe pacientin duhet transferuar në spital, dhe spitalin duhet lajmëruar për mbërritjen e pacientit.

Nëse nuk ka shenja te të cilat koha është vendimtare, përfundo ekzaminimin e shpejtë primar, pastaj vlerësimin sekondar të djegieve dhe lëndimet mekanike.

Fëmijët- LARG RRYMËS! Pasojat që sjell rryma mund të jenë fatale

Veprimet

Defibrilatori është i obligueshëm.

* trajto ABCD
* imobilizo unazat e qafës kur kemi risk për lëndime
* jepni oksigjen
* hapni rrugën iv.
* monitoro saturimin e gjakut me oksigjen
* vazhdimisht monitoroni ritmin kardiak
* incizo EKG 12 –kanalëshe
* trajto djegiet dhe lëndimet mekanike
* gjithçka që vëreni, matni dhe atë që e bëni duhet të dokumentoni

Mos përdorni pajisje elektrike përderisa jeni të lagur ose keni prezencën e ujit

Kujdesi i mëtejshëm

Pacientët e ekspozuar ndaj burimit të tensionit të lartë elektrik duhet çdo here të transportohen në spital.

Nëse edhe pas ekspozimit nga tensioni i lartë në amvisëri ose burimi nga tensioni i ulët elektrik, pacienti është pa simptome dhe pa lëndime dhe ka EKG 12 kanalëshe fillestare normale, nuk nevojitet transport rutinor në spital.

Pikat kyçe- Goditja elektrike

* siguria e vendit të ngjarjes
* trajtoni arrestin kardiak sipas udhëzimeve të rëndomta
* përkundër përshtypjes së parë nga pamja se bëhet fjalë për lëndime të lehta, janë të mundura lëndime të rënda të indeve
* ekspozimi në tensionin elektrik të amvisërisë nuk do të thotë të kërkohet mjekim spitalor

/Telegrafi/