Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet (idetë) e fundit të trumbetuara nga eksponentë të qeverisë, presidencës dhe të tjerëve për sa i përket, Ushtrisë, Demarkacionit e Asociacionit dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Lekaj thotë se Paralajmërimet se transformimi i FSK’së në Ushtrinë e Kosovës mund të futet në pako me Demarkacionin dhe Asociacionin janë të papranueshme, por edhe të jashtëligjshme, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Lekajt:
“Zgjedhjet e vetmja zgjidhje.
Jemi kundër që Ushtria, Demarkacioni dhe Asociacioni të kalohen në pako.
Paralajmërimet se transformimi i FSK’së në Ushtrinë e Kosovës mund të futet në pako me Demarkacionin dhe Asociacionin janë të papranueshme, por edhe të jashtëligjshme.
Qeveria e Kosovës nuk ka mandat që për çështjen e Ushtrisë të bëjë koncesione me Listën Serbe.
Futja e tyre në një pako apo ujdia me Listën Serbe për t’i kaluar këto tri tema për AAK’në janë të papranueshme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka qëndrimin e saj për këto tri tema.
Ushtria duhet të bëhet sa me shpejt qe është e mundur dhe për këtë Grupi Parlamentar i Aleancës e ka dhënë mbështetjen e kontributin e saj nëpërmjet deputetit Daut Haradinaj si kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme.
Marrëveshja për demarkacionin duhet të kthehet në pikën zero dhe t’i hapet rrugë negocimit të një marrëveshje të re nga një komision i papolitizuar me ekspertet më të mirë të vendit.
Për Asociacionin e ka thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese.
Kjo Qeveri, e cila në Kuvend ka mbi 80 deputetë është treguar e pafuqishme për të çuar proceset e mëdha përpara, sepse këtyre më së shumti ju ka interesuar rehatimi i familjarëve dhe pasurimi i fëmijëve të tyre.
Vendi, dita ditës po rrëshqet në krizë dhe qytetarët po ballafaqohen me probleme të mëdha.
Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për tejkalimin e kësaj situate. Qytetarët janë sovrani dhe ata do të vendosin në pajtim me vullnetin e tyre.
Edhe pse ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po përballet më një padrejtësi të madhe, ai ka kërkuar qe edhe në mungesë të tij vendi të shkojë në zgjedhje. Më këtë ai edhe njëherë po dëshmon se interesin shtetëror e vendos para atij personal”, (sic.), ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve