LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Presim që sot të lirohet Haradinaj dhe të vazhdojë me agjendën e tij

Lekaj: Presim që sot të lirohet Haradinaj dhe të vazhdojë me agjendën e tij

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin tha se presin që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të lirohet sot dhe të vazhdojë me agjendën e tij.

Ai tha se Evropa si tërësi e shtetet anëtare të saj, por edhe të gjitha vendet e botës demokratike nuk duhet të bien pre e këtyre fletë arresteve të lëshuara nga një shtet të cilin e kanë bombarduar vet, përmes NATO-s.

“Fillimisht siç e kemi thënë edhe mbrëmë, z.Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletë arrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, për më tepër nga një shtet që tashmë nuk ekziston, sepse aty shkruan unioni Serbi – Mali i Zi. Pra Evropa si tërësi e shtetet anëtare të saj, por edhe të gjitha vendet e botës demokratike nuk duhet të bien pre e këtyre fletë arresteve të lëshuara nga një shtet të cilin e kanë bombarduar vet, përmes NATO-s. Vetëm se me këtë duhet ta kuptojnë se Serbia ka mbet me të njëjtin mentalitet. Ne presim që pas përfundimit të burokracisë franceze, kryetari Haradinaj të lirohet sot e të vazhdojë me agjendën e tij”, tha Lekaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori