LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Në Kosovë mungon demokracia e mirëfilltë

Lekaj: Në Kosovë mungon demokracia e mirëfilltë

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në Ditën ndërkombëtare të demokracisë tha se Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë.

Lekaj tha se sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë e shpallur para nëntë vitesh, nga OKB-ja, ndërsa angazhimi ynë duhet të fokusohet që ta bëjmë Kosovën shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane.

“Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë. Demokracia, është një doktrinë që rregullon legjitimitetin e veprimtarisë së shtetit. Pra demokracia nuk është vetëm pushtet i votës, por edhe legjitimitet i cili vepron sipas kushtetutës në qeverisjen e shtetit në emër të popullit”, shprehet Lekaj.


Ai tha se mungesa e demokracisë do të thotë mungesë e garancës për të drejtat e njeriut, të cilat mundësojnë zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të së drejtës.

Sipas tij, angazhimi duhet të fokusohet që ta bëjmë Kosovën shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane, qëndrueshmërinë e saj si akti i parë juridik në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori