Sot, u mbajt takimi joformal i Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, me qëllim të marrjes së masave adekuate në uljen e aksidenteve në trafikun rrugor, e sidomos të atyre me fatalitet.
Në këtë takim u diskutua për aksidentet në trafikun rrugor dhe veprimet për reduktimin e tyre si dhe sigurinë e përgjithshme në trafikun rrugor, ku në fund të takimit u nxorën edhe rekomandimet për veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë.
Ministri Lekaj pas elaborimit të gjendjes aktuale sa i përket aksidenteve në trafikun rrugor, ka kërkuar mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve që janë pjesë e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, në mënyrë që me masa konkrete të ndikohet në uljen e aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet, e të cilat janë shqetësuese ngase po humbin shumë jetë njerëzish.
Ministri Lekaj në cilësinë e udhëheqësit të Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, po ashtu i ka propozuar edhe rekomandimet imediate që duhen ndërmarrë nga aktorët relevant.
“Duke u sjellë në pajtim me ligjet dhe rregullat e trafikut rrugor secili mund të jap kontribut në dobi të përmirësimit të sigurisë së trafikut rrugor andaj ne kemi paraparë disa rekomandime siç janë: Masat e menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe që do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës me kapacitetet e veta ligjore e profesionale. Policia e Kosovës do ta informojë Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me shkaktarët e aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet që kanë ndodhur brenda këtij viti.
Formimi i një grupi të përbashkët ekspertësh të institucioneve të involvuara drejtpërdrejt në sigurinë rrugore, për rishikim të strukturës së faktorëve kryesor të shkakut të aksidenteve. Fokusimi në vënien e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, ku prioritet i parë është dukshmëria e sinjalistikës gjatë natës, ngritja e cilësisë së edukimit në fushën e patentë shoferëve, rritja e kritereve për kontrollim teknik të automjeteve, kontrollet teknike mobile, krijimi i një Task-Force të brendshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në ofrimin e informative reciproke që shkojnë në shërbim të një trafiku sa më të sigurtë”, tha ministri Lekaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite