LAJMI I FUNDIT:

Lekaj i kundërpërgjigjet Gecajt: Nuk do të lejojmë që Kosova ta ketë mallkimin tuaj

Lekaj i kundërpërgjigjet Gecajt: Nuk do të lejojmë që Kosova ta ketë mallkimin tuaj

Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së  Bajram Gecaj, i cili ndër të tjera iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos heshtin rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Lekaj i është kundërpërgjigjur Gecajt, duke thënë se qytetarët janë të zemëruar me atë se çka po i shkakton pushteti aktual Kosovës.

Lexoni të plotë reagimin e Pal Lekajl:


“Qytetarët janë të zemëruar me atë çka po i shkaktoni Kosovës, ‘zotëri’ Gecaj, ju dhe qeveria e padronit tënd. Ju po dëshironi të qëndroni në pushtet duke e dëmtuar vendin, duke ja cenuar integritetin e sovranitetin. Ju keni marrë mundin të mbroni një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron.

Siç e thamë në fillim aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t’i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori.

Përkundër juve, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronj e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, por sot heronj do të jenë të gjithë deputetët që do t’i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni që ju e keni ndërtuar duke u bazuar në kadastër, e jo mbi parime të tjera përmes të cilëve shënohen kufijtë. Sot heronjtë  (deputetët e Kuvendit të Kosovës) në vend të pushkës do të përdorin logjikën e cila do të përkthehet në një JO të madhe kundër marrëveshjes që po insistoni të ratifikoni.

Kosova si shtet i rilindur është e bekuar e nuk do t’ia lejojmë që ta ketë mallkimin tuaj, siç po ja bëni”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori