LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Jemi afër krijimit të Qeverisë më të gjerë 

Lekaj: Jemi afër krijimit të Qeverisë më të gjerë 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka dhënë shenja se krijimi i Qeverisë më të gjerë është afër.

Lekaj ka thënë se falë disave që sipas tij nuk mendojnë me inate, Qeveria me bazë më të gjerë është afër krijimit.

“Ne besojmë që jemi tashmë në fazën përmbyllëse të arritjes së një mundësie për të patur një qeverisje me një bazë pakë me të gjerë, për ti dhënë Kosovës institucione stabile, kjo falë disave që nuk mendojnë me inatë e kryeneqësi të politikës ditore, por vërtetë e kuptojnë situatën drejtë”, ka thënë deputeti i AAK-së, për Lajmi.net.


Ai ka bërë të ditur se kanë angazhime të përditshme për konstituimin e Kuvendit, që t’i hapet rruga edhe krijimit të qeverisë, e cila sipas tij do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Jemi në angazhime të përditshme që të ndodhë konstituimi i institucionit me të lartë të vendit, Kuvendit dhe kështu për t’i hapur rrugë pastaj edhe krijimit të qeverisë e cila do të udhëhiqet nga Haradinaj”, ka thënë ai.

Lekaj ka shtuar se Kosova nuk është situatë ku duhet të mbahen zgjedhje prap, dhe vendi duhet të mësojë nga e kaluara bllokuese.

“Nuk jemi në situatën kur do të duhej të mbaheshin prapë zgjedhje të cilat do ta nxjerrin me pakë lëvizje, plus-minus, rezultatin e njëjtë ndoshta. Pra ne si Kosovë duhet të mësojmë nga e kaluara bllokuese dhe pastaj qeverisëse të dobët dhe të gjejmë mirëkuptimin e ndërsjellë që të bëjmë konstituimin sa ma parë të institucioneve të reja”, ka deklaruar Lekaj.

“Dikush ndoshta edhe e ka lluksin që duke mashtruar në emër të patriotizmit, të tentojë të përfitojë elektoralisht, por Kosova nuk është në situatë të mirë për të vazhduar me një qeveri në detyrë, sepse kemi shumë vendime të rënda e të rëndësishme për të marrë që të ecet përpara”, ka thënë Lekaj i AAK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori