Ministri i i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se qeveria e kaluar është sjellë në mënyrë të pa përgjegjshme ndaj kontraktorit aktual të projektit të autostradës.
“Jam përballë që nga dita e parë me kontratën e Bechtel-Enka. Është dashur ose të ndërpres atë kontratë, ose të ballafaqohemi me vendim jo të pranueshëm”, ka thënë Lekaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ministri thotë se me këtë pagesë është bërë zgjidhja më e mirë pasi edhe kostoja do ishte rritur, edhe rruga do mbetej pa u ndërtuar.
“Nëse nuk do të ishte bërë zgjatja e kontratës, sot punimet do të ishin ndërprerë, dhe rruga do të ishte në mëshirë të fatit. Shuma e kostos do të ishte trefishuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Dëmshpërblimi ndaj kompanisë mundë të kishte shkuar deri në 170 milion euro, por sipas ministrit Lekaj, negocimi e ka ulur këtë shumë.
“Sipas informacioneve që kam, po të kishte kërkuar Bechtel-i kompensim për të gjithë dëmin për mos përmbushje të kritereve, shuma fillestare do të kishte shkuar 170 milion euro, por pas negocimit shumë është ulur në 43 milion euro plus 18% taksat”.
Lekaj thotë se e njëjta situatë do të ishte edhe sikur kompania të mos i kryente punimet me kohë, nëse qeveria i kishte kryer obligimet e veta.
“Nëse Bechtel nuk do t’i kishte përfunduar punimet deri më 18 janar, të njëjtin dëmshpërblim do të kishim kërkuar edhe ne nga kjo kompani”, ka deklaruar Lekaj duke thënë se dëmshpërblimi shkon prej 40 mijë euro në ditë.
Ai tha se qeveria e kaluar, nuk është dashtë të hap 157 projekte tjera pa u kryer obligimet ndaj kompanisë Bechtel-Enka.
“Qeveria e Kosovës nuk është dashtë të hap 157 projekte tjera, dhe të injorohet ky projekt dhe të mos zbatohet ai”, ka thënë ndër të tjera ministri Pal Lekaj./Telegrafi/
https://youtu.be/XfQVswr5YPY
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025