LAJMI I FUNDIT:

Leci e Rexha të kënaqur në Prishtinë

Leci e Rexha të kënaqur në Prishtinë

Dy përforcimet më të rëndësishme të skuadrës së Prishtinës janë shprehur të kënaqur me pritjen dhe punën që po bëhet skuadra kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës.

Liridon Leci dhe Kastriot Rexha janë dy përforcimet kryesore të skuadrës së Prishtinës për stinorin pranveror.

Leci i kthyer nga Suedia dhe Rexha i angazhuar nga Trepça por me eskperiencë edhe nga kategoria superiore e Shqipërisë konsiderohen përforcime të rëndësishme për skuadrën bardhekaltër nga buzë Arbërisë në kryeqytetin e Kosovës.

“Edhe atmosfera është shumë e mirë. Mund t’ju them të drejtën që ka kohë në të gjitha skuadrat që kam qenë se nuk ka ndjerë atmosferë më të mirë. Në klubet tjera zakonisht ndodh e përfundon stërvitjen dhe ikën në shtëpi. Ndërsa këtu dallojnë pak gjërat, është më ndryshe, zakonisht vazhdojmë bisedat dhe shoqërimin edhe pas seancave stërvitore, apo në pushimin që kemi ndërmjet dy seancave”, tha Leci për faqen e klubit.


“Unë në karrierën time kamë luajtur në tre pozicione. Më shumë kam luajtur si mbrojtës qendror e pastaj edhe si anësor i majtë, por ka rastisur të luaj edhe si shkatërrues para mbrojtjes, apo mesfushor defansiv. Nuk e kam problem të paraqitem aty ku të kërkon trajneri. Është herët dhe nuk merakosem se ku do të luaj, nuk mund të them se kam preferencë strikte”, shtoi ai.

Rexha mendon se skuadra është gati e kompletuar. “Gjithçka është duke shkuar mirë. Skuadra është pothuajse e kompletuar, ndërsa puna është duke shkuar në rregull. Për momentin jemi duke punuar dy herë në ditë. Mund të them lirisht se është duke u zhvilluar një punë me përpikëri profesionale e cila tregon qartë se e gjithë kjo punë po bëhet me synim titullin e kampionit. Pritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë, edhe pse shumicën prej futbollistëve i kam njohur më herët dhe nuk kam pasur ndonjë vështirësi. Dallimi në punë ju them me përgjegjësi se dallon nga skuadrat tjera. Tenton të jetë profesionale, me seancë stërvitore, ushqim, pushim dhe sërish seancë stërvitëse pasdite”.

Sulmuesi shtatgjatë pret të luaj titullar. “Normalisht që pres të jem titullar, për atë kam ardhur, ndërsa me punën që jam duke e bërë mendoj se do të jem i gatshëm për impenjim, por varet se çfarë do të kërkoj konkretisht kryetrajneri në momente të caktuara nga kërkesat e tij për ndeshje. Do të jem i gatshëm të jap maksimumin nga çfarë do lloj kërkese që do të kem nga trajnerët”, tha Rexha. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori