Leart Rama, regjisori më i ri kosovar, i cili u prezantua me tri premiera në Dokufest 2015 (Foto)

Ai akullin e prezantimit si regjisor e ka thyer vitin e kaluar po në DokuFest. Mirëpo në edicionin i sivjetmë të këtij festivali, Leart Rama është prezantuar me tri premiera, dy dokumentarë dhe një film artistik të metrazhit të shkurtë. Ai për KultPlus ka shpjeguar mbi këta filma, sikurse edhe që ka thënë se nuk është e lehtë të punohet, pasi që, artistët nuk përkrahen në Kosovë
Filloi të merret me kinema dhe të shohë se çfarë duhet të bëjë që të arrijë sukses. Debutimi i tij i parë ishte vitin e kaluar, ku ai kishte vetëm 17 vjet, ndërsa këtë vit, ai në Dokufest dha dy premiera të dokumentarëve të tij “Nuk është vetëm film” dhe “Silent words” dhe një premierë të filmit me metrazh të shkurtër “5”, premiera këto të cilat u shfaqën në kinemanë e Shtëpisë së Kulturës si pjesë e programit “Future is here” apo “E ardhmja është këtu”. Leart Rama, tanimë regjisori më i ri në Kosovë, rrëfimin e tij për KultPlus e filloi nga filmi i parë i tij, që ishte “The last brathe”, një film i bazuar në ngjarje reale të kohës së paraluftës në Kosovë.
“Filmi im i parë flet për një grua me emrin Elisë, e cila kishte shumë dëshirë të bëhej nënë, por që katër shtatzënitë e saj dështuan, kurse në shtatzëninë e pestë mjekët serb e mbyllën atë në spital duke i bërë kështu eksperimente antinjerëzore, kurse familjes së saj i thanë se ajo vdiq. Kështu mjekët serb e mbajtën atë deri në muajin e fundit të shtatzënisë së saj të mbyllur, gjersa foshnja vdiq bashkë me të. Ky film ka pasur premierën në Dokufest, pastaj e kam shfaqur edhe në Tirana International Film Festival dhe së fundi e kam shfaqur edhe në një Festival të Francës”, na tregoi fillimisht Leart Rama.
E pas këtij debutimi të tij nga muaji janar i këtij viti Learti vazhdoi të punojë në dy dokumentarë të metrazhit të shkurtër së bashku me Adis Cenën, ku edhe këta dy dokumentarë kanë histori mjaft rrëqethëse. “Nuk është vetëm film”, është dokumentari i cili flet për një pacient të prekur nga leukemia, ku personi i prekur nga kjo sëmundje,në momentin e fundit nuk ka pranuar të jetë pjesë e filmit, por vullneti i madh për punën dhe për jetësimin e këtij dokumentari, Leartin e ka shtyrë ta bëjë në një mënyrë tjetër por shumë kreative. “Pasi ai nuk pranoi të xhirohet atëherë në vendosëm që publikut storien e këtij djali të ia shfaqim në forme të një bisede telefonike, besoj që ka dalë diçka e mirë”, vazhdoi më tej regjisori Rama, duke folur edhe për filmin dokumentarë tjetër të tij që po ashtu u shfaq këtë vit në Dokufest, “Silent words”.
“ “Silent words”, shfaq një ditë të rëndomtë në spitalin psikiatrik të Shtimes. Një spital ku shumë zëra flasin por asgjë nuk dëgjohet”, tha Learti. Ndërsa filmi i metrazhit të shkurtër “5”, është një film eksperimentali cili flet për personalitetin e njeriut, vdekjen dhe frikën nga autobusi i fundit, film ky i cili ka vetëm një aktorë e që është Florist Bajgora.
Sa i përket realizimeve të deritanishme Leart Rama u shpreh të jetë tejet i kënaqur me atë se çka ka krijuar, sepse, siç tha ai në Kosovë duhet të punosh shumë që të arrish diçka të vogël, pasi që, sipas tij mungon shumë përkrahja e artistëve. E krejt për fund Learti për KultPlus bëri të ditur se së shpejti do të fillojë edhe një film të ri, po ashtu të metrazhit të shkurtër të quajtur “Aplasia”. /KultPlus/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

"Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara" – Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

"Krimb i vogël, për çfarë je i njohur, për ish-dashnore?", përplasje mes Rozanës dhe Gjestit

Dera e shtëpisë kishte qenë hapur, dyshja siç duket kishin vdekur për një kohë të gjatë - çfarë dimë për rastin e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa?

Vajza e Snoop Dogg, Cori Broadus, lind tre muaj më herët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk