LAJMI I FUNDIT:

Lë gruan dhe merr gjysmën e shtëpisë

Lë gruan dhe merr gjysmën e shtëpisë

Për të evituar shpenzimet e shtrenjta të shkurorëzimit, një çift martesor kamboxhian ka vendosur të ndahet vet. Burri ka prerë ish shtëpinë e tyre përgjysmë dhe me pjesën e tij është nisur në drejtim të paditur.

Çifti kamboxhian ka vendosur të mos kalojë nëpër gjyqet e korruptuara dhe të shtrenjta të vendit, prandaj janë marrë vesh me njëri-tjetrin që ta ndajnë shtëpinë përgjysmë – dhe atë në kuptimin e plotë të fjalës përgjysmë.

Gazeta Koh Santepheap ka publikuar në ballinë fotografitë e ish shtëpisë së Meoun Rimas dhe ish-bashkëshortes së tij Nhag, të cilën Rima me precizitet kirurgu e ka prerë përgjysmë.

Rima, i cili ka kërkuar shkurorëzim pasi që gruaja nuk ka dashur të përkujdeset për të derisa ishte i sëmurë pak kohë më parë, herën e fundit është parë duke u larguar nga fshati me gjysmën e shtëpisë së tij.


Ende nuk dihet se kah ka shkuar me gjysmën e prerë të shtëpisë së tij. Rima nuk e ka parë si të nevojshme të ndajë edhe dy fëmijët e tij tinejxherë të cilët ia ka lanë gruas.

Sipas ligjeve kamboxhiane në rast të shkurorëzimit gruaja dhe burri duhet të ndajnë pasurinë përgjysmë.