Futbollit të Kosovës në këtë edicion është duke i munguar Hysni Kabashi. Futbollisti nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt, nuk është duke i sulmuar portat kundërshtare në futboll, por po sulmon ushtrinë drejtuar nga Bashar al-Assad në Siri. Kësisoj, ish-futbollisti i Drenicës prej muajsh ndodhet atje dhe tashmë ka ndryshuar edhe emrin në Ebu Sufjan.
Kohët e fundit nuk është parë në protokollet e ndeshjeve të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Dikush mund të mendojë se e ka lënë futbollin ose nuk po aktivizohet nga trajnerët e Drenicës. Mirëpo, ai ka një arsye shumë të fortë që e ka lënë skuadrën nga Skenderaj. Kohë më parë ka marrë rrugë për në Lindjen e Mesme, përkatësisht në Siri. Fjala është për Hysni Kabashin, i cili është aktivizuar si sulmues te Drenica. Kabashi i është i bashkuar shumë shqiptarëve të tjerë, të cilët po luftojnë në anën e forcave kryengritëse siriane kundër pushtetit të drejtuar nga Bashar al-Assad. Motivi kryesor është ndihma për sirianët e besimit sunit. Shkuarja në Siri po bëhet për motive fetare.
E ndërroi emrin, quhet Ebu Sufjan
Ish-sulmuesi i Drenicës, Hysni Kabashi e ka ndërruar edhe emrin. Atë tashmë e njohin si Ebu Sufjan. Ndryshe, Kabashi ose Ebu Sufjan nuk është sportisti i vetëm që ka marrë rrugë për në Siri. Kolegët e tij, Luis Boa Morte dhe Burak Karan, gjithashtu e kanë zgjedhur rrugën e futbollistit kosovar. Boa Morte ndoshta është sportisti më i njohur që ka zgjedhur të luftojë në Siri. Ai ka bërë karrierë me Përfaqësuesen e Portugalisë, teksa ka luajtur edhe në Premierligën angleze me skuadra të njohur si Arsenal, West Ham, Fulham dhe Southampton.
Kush është Hysni Kabashi?
Hysni Kabashi (23) vjen nga fshatit Polac i Komunës së Skenderajt. Në vitin 2009 nga skuadra e juniorëve u ‘gradua’ në ekipin e parë të Drenicës nga trajneri i atëhershëm Tahir Lushtaku. “Për afro tetë kilometra ka udhëtuar çdo ditë në këmbë për të ardhur në stërvitje. Mund të them se ka qenë një djalë shumë i veçantë nga të tjerët. Ka qenë shumë tip i mbyllur. Për dallim nga lojtarët e tjerë, ai kurrë nuk ka dal për të pirë kafe më askënd. Ka qenë shumë fetar”, ka zbuluar për ‘Sport Plus’, Tahir Lushtaku. Talenti për sportin më të popullarizuar në botë, nuk i ka munguar Hysniut. “Ka pasur talent. Për futbollin me sa e di unë e ka lënë edhe shkollën e mesme. Ka qenë një lojtar që ka vepruar shumë mirë me topin dhe nuk i ka munguar sensi i golit”, përfundoi Tahir Lushtaku. /SportPlus/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbappe-3-380x233.jpg)
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit
![Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antony-380x233.png)
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite
![Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/roma-380x233.png)
Roma merr rezultat pozitiv në udhëtim te Porto
![Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-780x439.png)
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu
![U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/messi-yassine-780x439.png)
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
![Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbappe-3-780x439.jpg)
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit
![Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artifi-780x439.png)
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-780x439.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin
![Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/antony-780x439.png)
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim