LAJMI I FUNDIT:

Lë burrin për shkak të krokodilit

Lë burrin për shkak të krokodilit

Kur bashkëshorti i 52-vjeçares Vicki Lowing e ka kuptuar që martesa e tyre është në krizë, ka thënë: ose unë ose krokodili. E ëma e fëmijës së tij në atë moment ka zgjedhur këtë kafshë të pazakontë shtëpiake dhe thotë se nuk është bërë aspak pishman.

Krokodilin me emrin Johnie gjatë 13 muajve të fundit kjo australiane e ka lëmuar si fëmijën, e cila thotë se kënaqet kur Johnie i ri në krah para televizorit, por edhe kur krokodili fle në krevatin e djalit të saj, kur ai nuk është aty.

Ajo thotë se ky zvarranik për të është sikurse fëmija dhe kur është gjetur në situatë të zgjedh në mes tij dhe tani ish bashkëshortit me emrin Greg, nuk i është dashur shumë kohë të merr vendim.

Lowing për disa vite përkujdeset për kafshët e sëmura dhe të braktisura, derisa këtë krokodil ia kishte lënë dikush para dyerve në vitin 1996, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.

"Burrat mund të përkujdesen për vet, e krokodilët jo. Ata nuk dinë të ziejnë ushqimin e tyre", sqaron vendimin e saj Vicki. "Në momentin që filloja të flisja me Johnien, burri im fillonte të nervozohej dhe nisnin probleme. Vetëm ziheshim. Ka pasur shumë tensione në shtëpi", ka shtuar ajo.


Tani që ka mbetur vetëm me të birin australiania thotë se krokodili shëtit lirshëm nëpër shtëpinë e saj dhe shoqërohet me kafshët tjera./Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Kalo në kategori