LAJMI I FUNDIT:

​LDK: Partneriteti me SHBA-në dhe aleatët, jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës

​LDK: Partneriteti me SHBA-në dhe aleatët, jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë rreth situatës pandemike në Kosovë, si pasojë e coronavirusit, teksa konstaton përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike.

Kryetarët e Degëve të LDK-së dhe strukturat e saj, në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së dhe kryetarin Isa Mustafa, përkrahin qëndrimin e Kryesisë së kësaj partie në lidhje me partnerin e koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Kryetarët e Degëve presin nga përfaqësuesit tonë në Qeveri dhe Kuvend që të përfaqësojnë LDK-në dhe politikat e saj me dinjitet dhe ta mbrojnë legjitimitetin që e kanë marrë përmes votuesve tanë. Për LDK-në, partneriteti me SHBA dhe aleatët është jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së, njofton Telegrafi.


Ndërkohë, ka vazhduar edhe sonte protesta e qytetarëve nëpër ballkone për gjendjen politike në vend.

Kjo është nata e 4-të me radhë e qytetarëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë shprehur revoltën e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta.

Zhurma është bërë me mjete të ndryshme kuzhine të parrezikshme.

Qytetarët kanë bërë me dije se përmes kësaj proteste po kërkohet tërheqja e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie.

Pas 44 ditë bashkëqeverisje, koalicioni qeverisës LVV-LDK ka përjetuar çarjen më të madhe të funksionimi.

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për  mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori