LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja shpreson se në këtë vit do të zbulohen dorasit e Enver Malokut

LDK-ja shpreson se në këtë vit do të zbulohen dorasit e Enver Malokut

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te përmendorja e tij në lagjen “Kodra e Diellit”.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se gjatë këtij viti duhet të zbulohen vrasësit e Malokut.

“Sot po bëhen 20 vite të vrasjes të veprimtarit, intelektualit, gazetarit. Jeta e tij ka një mesazh të veçantë, sidomos në kohën sa punoi në QIK. Rasti i Enver Malokut duhet të zbulohet, të zbulohen kriminelët. Ne ende nuk kemi informata se kush janë dorasit e Enver Malokut. Shpresojmë që ky do të jetë viti i zbulimit të dorasit”, është shprehur Beqiri.


Enver Malokun në 20 vjetorin e vdekjes e përkujtoi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai tha se shteti ka obligim ta zbardhë vrasjen e tij, duke shtuar se Maloku “tërë jetën ia kushtoi lirisë”.

“Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori