Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër, pas tërheqjes nga gara të kreut të saj Isa Mustafa.
Abrashi thotë se kandidati për kryeministër duhet të jetë i dëshmuar në qeverisje, dhe për të do të vendosë struktura e LDK-së dhe Këshilli Drejtues i saj.
“Patjetër që do të jetë i dëshmuar në qeverisje, dhe që është i pranueshëm nga struktura e LDK-së”, tha Abrashi, duke folur për kandidatin e LDK-së, por duke mos zbuluar me emër.
“Kandidati i LDK-së do të jetë edhe fitues i zgjedhjeve”, tha Abrashi në ‘Info Magazine’.
Ai nuk ka komentuar gjatë nëse personi në fjalë është Agim Veliu apo Lutfi Haziri, por tha se të dy plotësojnë kriteret.
Por, për dallim prej dy emrave të parë, Abrashi ka lenë të kuptohet se Vjosa Osmani nuk do të jetë kandidatja e LDK-së për shefe të ekzekutivit në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ka përparësitë dhe mangësitë”, tha ai, duke folur për Vjosa Osmanin.
Ai tregoi se kandidimi i Lumir Abdixhikut për kryeministër, në rast e ky i fundit i bashkohet LDK-së, tha se nuk është mbështetur sa duhet, pasi duan që LDK-ja në këto zgjedhje të garojë me dikë që është pjesë e partisë, e jo me prurje të reja.
Abrashi tha se vendimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, për t’u larguar nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është një vendim shembull në politikën kosovare.
Sipas Abrashit, Mustafa ua mbylli gojën atyre kritikëve që thoshin se ai lufton vetëm për pozitën e vet.
“Bashkëpunëtorët e Isa Mustafës e kanë ditur edhe më herët që ai do të dorëhiqet – ai ka hyrë në parti që ta reformojë partinë – ishte në planet e tij afatgjata. Ai ua mbylli gojën kritikëve që thoshin se ‘ai e shikon vetëm karrigen e vet’. Kontributi i tij vazhdon në LDK, por ka vendosur të dorëhiqet nga të qenit lider. Kjo është një vlerë e shtuar në politikëbërjen në Kosovë, mesazh edhe për partitë tjera”.
Ndryshe, kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë “Mustafa” me anë të një mocioni të votuar në Kuvend të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.
Kryeministri i shkarkuar, Isa Mustafa, të shtunën në Istog ka treguar se në zgjedhje nuk do të garojë serish për kryeministër, duke i hapur rrugë një tjetër anëtari të LDK’së për tu kandidaur nga drejtuesit tjerë të partisë. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë