LDK duhet të rindërtohet
Nëse ka diçka që nuk kuptohet dhe që nuk ka kuptim në skenën dhe jetën politike të Kosovës, atëherë kjo është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ka pakuptimësi në drejtimin e kësaj partie, ka pakuptimësi në menaxhimin e kësaj partie, ka pakuptimësi në përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e kësaj partie, si dhe, ajo kryesorja, ka pakuptimësi në llogaridhënien e kësaj partie.
Krejt puna rreth LDK-së është e thjeshtë dhe e qartë: problemet e brendshme të LDK-së janë probleme të brendshme të LDK-së. Por, për shkak të insistimit publik, janë disa gjëra që bëjnë që problemet e brendshme të LDK-së të jenë edhe probleme të jashtme të saj, pra edhe probleme të qytetarëve të Kosovës.
LDK ka qenë në pushtet si e vetme dhe ajo është sot pjesë e Qeverisë në Kosovë, prej 1999 e këtej. Gjëja që e ka sjellë dhe e ka mbajtur në pushtet këtë parti, pra Qeveri dhe qeverisje, është Ibrahim Rugova, lideri i saj. Më këtë, ky emër me automatizëm e mbanë LDK-në si pjesë të problemeve të përditshme të qytetarëve të Kosovës, krahas rritjes së çmimeve të artikujve ushqimor pa kurrfarë kontrolli qeveritar.
Nga këtu, është gazetaria ajo që temën e LDK-së e ndërlidh me publikun dhe jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Sepse janë gazetarët, pra mediat dhe agjentët e tyre, të cilët e ndërlidhin ose më saktësisht e paragjykojnë fatin e LDK-së (dhe e kanë paragjykuar gjithmonë) me fatin e Kosovës. Ndërkohë që LDK as atëherë e as sot sa është në pushtet, nëse diçka nuk përfillë atëherë kjo është fati i qytetarëve dhe i vet shtetit të Kosovës. Shkurt, lidhja e LDK-së me fatin e Kosovës është trillim dhe triler medial-gazetaresk që po na përsëritet vazhdimisht. Sepse këto dyja s’kanë asgjë (dhe asnjëherë s’kanë pasur asgjë) të përbashkët, për një arsye të vetme dhe të thjeshtë: LDK mendon që qytetari i Kosovës ekziston për të dhe jo e kundërta. Kjo formulë ka qenë dhe mbetet brumi i LDK-së.
Por, trillimet mediale nuk janë të rastësishme. Konkretisht, fjala është për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kështu, pasi EULEX-i ka nisur (por as Zoti nuk e di nëse ato do të përfundojnë ndonjëherë) disa hetime ndaj disa zyrtarëve të lartë e të ulët qeveritar për korrupsion, atëherë lehtë mund të paramendohet që shumica nga ta pritet të jenë nga radhët e PDK-së. Tek e fundit, kjo del edhe si e natyrshme pasi PDK është udhëheqëse qeveritare. Por, çfarë ndodhë nëse kërkimet dhe hulumtimet për korrupsion dhe krim të organizuar shkojnë edhe më thellë? Tashti, duke marrë parasysh faktin e pamohueshëm që LDK është në pushtet gjatë tërë këtij dhjetëvjeçari, atëherë lehtë mund të përfundohet se hetimet do të gjejnë jo disa por dhjetëra e dhjetëra zyrtarë të LDK-së të lidhur për korrupsionin. Shkurt, gazetarët që e lidhin fatin tonë me fatin e LDK-së, në fakt, e mbrojnë LDK-në nga hetimet për korrupsion.
Sido që të jenë komentet, EULEX nuk guxon t’i ndalë hetimet për korrupsion dhe krim të organizuar institucional. Kjo është qenësorja. E nëse ka LDKistë (dhe publicistë e gazetarë) që thonë që arrestimi i LDK-së do të ishte arrestimi i Kosovës, atëherë këtë le ta thonë nga Dubrava.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker