LDK dhe Isa Mustafa në udhëkryq
A ishin tridhjetë ditët e fushatës zgjedhore si tridhjetë ditët e Ramazanit? Kjo është çështja ose dilema që shtrohet sot, pas fushatës zgjedhore të Isa Mustafës, kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për komunën e Prishtinës.
Siç e dimë nga fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale 2009, përqendrimi i Isa Mustafës nuk ishte ose nuk ishin kandidatët e partive të tjera për garën zgjedhore për postin e të parit të komunës së Prishtinës, por ishte Qeveria qendrore e ndërtuar nga, aktualisht, koalicioni PDK-LDK. Kjo ishte lufta e tij (qasja dhe strategjia) për garën për zgjedhjet komunale të Kosovës për vitin 2009. Tashti, a ishte kjo luftë e drejt ose jo, kjo është tjetër muhabet. Sepse Isa Mustafa shumë pak e hiq foli për ujin, kanalizimin, ndërtimet dhe, përgjithësisht, mirëqenien e qytetarit të komunës së Prishtinës në katër vitet e ardhshme. Arsyeja themelore pse Isa Mustafa nuk shkoj as në balotazh me asnjërin kundër-kandidatë ishte pikërisht lufta (qasja dhe strategjia e tij) që të sulmojë Qeverinë aktuale të përbërë nga koalicioni PDK-LDK.
Sipas kësaj qasje, koalicioni PDK-LDK nuk ishte i natyrshëm, ose ishte imponues për shkak të rrethanave të atëhershme politike, siç ishte shpallja e pavarësisë dhe shpallja e simboleve të shtetit të Kosovës (himni dhe flamuri). Në fakt, siç u mor vesh nga këto zgjedhje, këtë qëndrim të Isa Mustafës e ndajnë edhe shumica e kandidatëve të LDK-së për kryetarë të komunave, por edhe kryesia e kuvendi i kësaj partie. Shkurt, Isa Mustafa fitoi duke e rezistuar dhe e refuzuar këtë koalicion, pra, duke e kritikuar dhe përulur vazhdimisht për tridhjetë ditë rresht. Ashiqare, edhe pjesa e votuesve që votuan LDK-në kudo në secilën komunë, pra, jo vetëm në Prishtinë, e ndanin të njëjtin mendim.
Tashti, pas datës 15 nëntor 2009, kur Isa Musfata siguroi shumicën e votave dhe kështu pa pasur nevojë për balotazh, shtrohet çështja: a e ka pasur Isa Mustafa njëmend, pra, përnime, apo e tëra kjo ishte pjesë e fushatës zgjedhore, e 16 nëntori dhe ditët vijuese do të jenë asgjë më shumë sesa normale për LDK-në dhe vet Isa Musfatën?
Ashiqare, shumica nga kandidatët e partive politike për kryetarë të komunave të Kosovës po shkojnë në balotazh. Në disa komuna shkojnë kandidatët e PDK-LDK, në disa komuna shkojnë kandidatët e PDK-AAK, e në disa komuna edhe kandidatët LDK-AAK. Tashti shtrohet çështja: cili do të jetë qëndrimi i LDK-së në ato komuna ku do të garojnë kandidatët e PDK-AAK, cili do të jetë qëndrimi i AAK-së në ato komuna ku do të garojnë kandidatët e PDK-LDK? Dhe në krejt këtë muhabet (matematikë), cili do të jetë qëndrimi i koalicionit AKR-LDD karshi secilit opsion?
Sipas qasjes dhe strategjisë së Isa Mustafës, votuesit e LDK-së do të votojnë kandidatët e AAK-së në ato komuna ku garon PDK me AAK, pra, ku nuk do të garojë LDK-ja. Dhe anasjelltas. Votuesit e AAK-së do të duhej të votonin për kandidatët e LDK-së në ato komuna ku nuk garon AAK-ja, pra, ku garon LDK me PDK. Ashiqare, kjo porosi ose ky përcaktim politik me automatizëm e ndëshkon koalicionin aktual qeveritar PDK-LDK dhe e bën të pavlerë (me Fatmir Sejdiun si Presidenti i Kosovës nga radhët LDK-së).
E tash, nëse LDK-ja e pas zgjedhjeve komunale të 15 nëntorit 2009 përcaktohet që të votojë për PDK-në në ato komuna ku shkojnë në balotazh PDK me AAK, atëherë po del që Isa Mustafa, në fushatën zgjedhore për kryetar të komunës së Prishtinës, të ketë bërë asgjë më shumë sesa fushatë zgjedhore. Por, tashmë vjen në çështje dhe në pikëpyetje (të madhe bile) autoriteti dhe kredibiliteti i Isa Mustafës (i cili do të qeverisë me komunën e Prishtinës edhe për katër vjet të radhës) para votuesve të tij të komunës së Prishtinës. Po e përsërisim. Isa Mustafa fitoi besimin dhe votën e shumicës së qytetarëve të komunës së Prishtinës për shkak të kundërshtimit të koalicionit qeveritar PDK-LDK. Ndryshe nga ky qëndrim, këta votues do të ndiheshin të tradhtuar. Bile, ndoshta edhe më keq.
Plus, cili do të jetë perceptimi politik nëse AAK përcaktohet që të përkrahë kandidatët e LDK-së në ato komuna ku garojnë kandidatët e PDK-LDK? A do të thotë kjo që LDK, në mënyrë të natyrshme, po lidhet me AAK-në dhe anasjelltas? E tash, nëse ky bashkëpunim i natyrshëm do të ndodhë edhe në terren, atëherë cila është arsyeja që Fatmir Sejdiu të vazhdojë të jetë President i Kosovës në koalicion me PDK-në? Ose, cili do të jetë edhe roli i mëtejmë e Eqrem Kryeziut në LDK pasi i humbi zgjedhjet (nuk fitoi në raundin e parë) në Prizren? Cila do të jetë pesha e fjalës së tij në LDK pas datës 15 nëntor 2009?
Ashiqare, përveç shumë dilemave, këto zgjedhje po sjellin rikonfigurimin e ngadaltë por të sigurt të skenës politike të Kosovës. Pastaj, këto zgjedhje e sollën në çështje mungesën e Kodit të Zgjedhjeve, por edhe mungesën e emancipimit politik të partive tona politike. Sido që të jetë, është mirë kur gjërat janë në lëvizje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker